Rama: Transformim kolosal në sistemin e marrje së lejeve të drejtimit, njihen edhe në Gjermani

Në rubrikën “Sy m’sy” në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Rama iu përgjigj një qytetareje.


Kryeministri Edi Rama tha sot se, prej disa vitesh, falë transformimit kolosal që është bërë pikërisht në gjithë sistemin e marrjes së lejeve të drejtimit të automjeteve, patentat tona janë njohur në vendin më të vështirë për njohjen e patentave, që është Republika Federale e Gjermanisë.

Në rubrikën “Sy m’sy” në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Rama iu përgjigj një qytetareje, e cila i tha se “kemi të bëjmë me një shtet të korruptuar ku dhe njerëz të pafajshëm vriten ditë për ditë”, teksa dërgoi një link të dy mjeteve që janë përplasur, ku ka humbur jetën një çoban dhe delet e tij. “Çfarë shteti jemi ne kur patentat blihen me lekë dhe ku 14-vjeçarë ngasin sikur kujtojnë se po lozin?” – pyeti qytetarja.

Kryeministri e cilësoi fatkeqësi ngjarjen, teksa shpjegoi se, kjo nuk ka lidhje me korrupsionin shtetëror apo të ketë lidhje me patentat që shiten e blihen.

“Unë nuk e di nga i keni këto informacione, po e para njëherë, më vjen shumë keq për humbjen e jetës së një njeriu që me delet e tij ishte fatalisht në rrugë, pastaj hapa dhe linkun që më ke çuar dhe sipas, të paktën lajmit që më ke çuar, i referohesh pikërisht delet janë bërë shkak i atij aksidenti, në mbrëmje me sa kuptova, në një rrugë, në një zonë rurale, fatkeqësi patjetër, por nuk më duket se këtu ka lidhje me korrupsionin shtetëror apo ka lidhje me patentat që shiten e blihen, se ka ikur koha, ka vdekur koha kur shiten e blihen patenta, dhe sa për dijeninë tënde, patentat tona janë njohur në vendin më të vështirë për njohjen e patentave, që është Republika Federale e Gjermanisë dhe jo tani, po prej disa vitesh, falë transformimit kolosal që është bërë pikërisht në gjithë sistemin e marrjes së lejeve të automjeteve, të kontrollit të drejtuesve të automjeteve e kështu me radhë. Kështu që dakord, mund të jetë një mënyrë për t’u shfryrë, që hap Facebook-un, e fut e bjer, por kam përshtypjen që ia ke fut pak kot, me pak fjalë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…