Proda: Asnjë vrasje, incident në shkolla apo me turistët në qarkun e Beratit në 2024-ën

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda ka marrë pjesë sot në analizën vjetore të punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda ka marrë pjesë sot në analizën vjetore të punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Kryepolici Proda gjatë analizës ka vlerësuar punën e bërë nga strukturat e kësaj drejtorie, ku falë angazhimit dhe përkushtimit të tyre, statistikat e vitit 2024 janë shumë më të mira krahasuar me vitet e mëparshme.

Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar punën parandaluese, si rezultat i së cilës, gjatë vitit 2024, nuk është evidentuar asnjë vrasje në qarkun e Beratit dhe asnjë incident në shkolla apo me turistët. Ai ka falënderuar dhe qytetarët, pasi nga qytetaria e tyre, kontributi i dhënë në zbatim të rregullave dhe denoncimi i paligjshmërive, bashkë me punën e Policisë, qarku Berat ka këto parametra të sigurisë publike.

Ai ka vlerësuar punën për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ku krahasuar me vitet e kaluara, viti 2024 ka shënuar një ulje drastike të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, pasi janë evidentuar vetëm tre raste të kultivimit dhe këto kanë qenë të ndjekura me metoda proaktive.

Gjithashtu, ka vlerësuar punën për parandalimin e vjedhjeve dhe rritjen e forcës zbuluese për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Proda është ndalur te puna e bërë nga strukturat e Policisë Rrugore, ku tërhoqi vëmendjen për parametrat e sigurisë rrugore. Ai kërkoi nga këto struktura më shumë angazhim dhe jo masa administrative si qëllim në vetvete, por fokusim të punës për të evidentuar dhe ndëshkuar ato shkelje që cenojnë jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar që përgjatë vitit 2025 të ketë rritje të forcës zbuluese me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të vjetra, si dhe më shumë angazhim për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtor Proda u kërkoi drejtuesve të Drejtorisë dhe të Komisariateve që shërbimet e Policisë të jenë në shërbim të qytetarëve. Sjellja e punonjësve të Policisë të jetë model në qytet, pasi qyteti i Beratit është qytet-muze dhe vizitohet nga qindra-mijëra turistë, prandaj kërkohet me patjetër një performancë akoma më e mirë e Policisë së qarkut Berat.

Roli i Policisë në procesin zgjedhor ishte një tjetër porosi e dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm. Ai ka kërkuar që vlerësimin e fituar në proceset e mëparshme zgjedhore të ruhet. Proda porositi që përgjatë procesit zgjedhor, punonjësit e Policisë të zbatojnë ligjin, të mos qëndrojnë në ambiente ku mund të ketë grumbullime politike dhe të mos shoqërohen me persona që janë të përfaqësuar në politikë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Beratit, Edina Kurti, vlerësoi gjatë takimit punën e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe vlerësoi mënyrën e re të zhvillimit të analizës. Ajo ka kërkuar më shumë hetime proaktive, duke premtuar bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e Prokurorisë gjatë vitit 2025.

Burimi ATSH

Rama: Reforma jonë në drejtësi e ngriti luftën ndaj korrupsionit në nivele që as nuk imagjinoheshin

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste komentoi sot disa prej kërkesave të qytetarëve në protestë, ndërsa u shpreh…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Reforma jonë në drejtësi e ngriti luftën ndaj korrupsionit në nivele që as nuk imagjinoheshin

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste komentoi sot disa prej kërkesave të qytetarëve në protestë, ndërsa u shpreh…