Veliaj me ekselentët e gjimnazit “Qemal Stafa”: Kush mëson dhe punon fort ecën vetëm përpara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi takim me nxënësit ekselentë të shkollës së mesme “Qemal Stafa”, duke diskutuar me ta dhe iu përgjigj edhe pyetjeve të tyre.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi takim me nxënësit ekselentë të shkollës së mesme “Qemal Stafa”, duke diskutuar me ta dhe iu përgjigj edhe pyetjeve të tyre.

Në takimin në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj u kërkoi të rinjve që të mbështesin njëri-tjetrin sepse ajo është rruga drejt suksesit. Ai tha se kush mëson dhe punon fort, ka ecur vetëm përpara.

“Jam shumë krenar për ju! Të dalësh me të gjitha 10-ta në Tiranë është një arritje e jashtëzakonshme. Fakti që ju keni qenë të fokusuar, jeni të përkushtuar, duke i qëndruar me besnikëri misionit për të qenë më të mirët, është diçka e jashtëzakonshme. Ju jeni ‘ajka’ e këtij qyteti. Doja t’ua thoja në sy këto fjalë sepse e vlerësoj vërtet punën që keni bërë. Njerëzit që keni në krah nuk janë rivalët tuaj, por aleatët tuaj më të mëdhenj”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai vijoi me mesazhin për të rinjtë.

“Përpara jush do të keni sfida dhe dilema, për çfarë do të studioni etj. Fakti që keni dalë më të mirët është diçka që duhet t’ia thoni vetes dhe të frymëzoni edhe të tjerët sepse të marrësh dhjeta është një nga aktet më patriotike sot. Kjo është arsyeja pse në gjithë këto vite kemi vendosur edhe posterat tuaja në rrugët e Tiranës, si një mënyrë për t’ju thënë të tjerëve se kështu vlerësohen njerëzit në një shoqëri të vlerave. Një komb që di është një komb që mundet. Kurse një komb që s’di është një komb që ngelet pas”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ka nisur një grup takimesh me nxënësit ekselentë të të gjitha gjimnazeve të Tiranës, për t’i falënderuar ata për mundin, por edhe se me shembullin e më të mirëve frymëzojnë gjithë shoqërinë.

Lexo më shumë nga

Ksamil, shpëtohen dy turistë ukrainas që rrezikuan të mbyteshin në det

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar sot në zonën e Ksamilit, pasi rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të përkeqësimit…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ksamil, shpëtohen dy turistë ukrainas që rrezikuan të mbyteshin në det

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar sot në zonën e Ksamilit, pasi rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të përkeqësimit…