Maran tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka zhvilluar gjatë javës së kaluar një tur në disa vende të Europës, në kuadër të punës përgatitore për sfidat e edicionit të ri të UEFA Nations League.


Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka zhvilluar gjatë javës së kaluar një tur në disa vende të Europës, në kuadër të punës përgatitore për sfidat e edicionit të ri të UEFA Nations League.

Tekniku italian ka ndjekur nga afër disa prej ndeshjeve të klubeve ku aktivizohen futbollistë të Kombëtares shqiptare, me fokus të veçantë te lojtarët që nuk kanë qenë në dispozicion për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Gjatë këtij turi, Maran ka monitoruar paraqitjet e futbollistëve kuqezi në Turqi, si edhe në vendet e Europës Veriore, duke pasur mundësinë të takohet nga afër me disa prej tyre dhe të diskutojë mbi formën e tyre, gjendjen fizike dhe ecurinë në klubet përkatëse.

Vëzhgimi i lojtarëve në aksion me klubet e tyre është pjesë e punës së stafit teknik për të pasur një panoramë sa më të plotë të futbollistëve që mund të jenë pjesë e Kombëtares në sfidat e ardhshme.

Në javët e fundit, trajneri Maran dhe stafi i tij kanë vijuar një punë intensive monitorimi dhe analize të lojtarëve që bëjnë pjesë në listën e gjerë të Kombëtares. Vëmendja është përqendruar te forma aktuale e secilit futbollist, aktivizimi i tyre në klubet respektive dhe mundësitë që ata mund t’i ofrojnë skuadrës kuqezi.

Kjo periudhë pune do të shërbejë për të finalizuar listën e futbollistëve që do të grumbullohen për ndeshjet e para të UEFA Nations League, teksa Kombëtarja shqiptare përgatitet për një tjetër edicion ndërkombëtar.

Shqipëria do ta nisë aventurën e re në UEFA Nations League më 26 shtator, në “Air Albania”, ndaj Bjellorusisë. Vetëm tri ditë më vonë, më 29 shtator, kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj San Marinos.

Sfida e tretë do të zhvillohet më 3 tetor në transfertë ndaj Finlandës, ndërsa më 6 tetor Shqipëria do të rikthehet në shtëpi për përballjen e dytë ndaj San Marinos.

Me përgatitjet që tashmë kanë hyrë në një fazë intensive, stafi teknik po vijon të monitorojë nga afër të gjithë lojtarët në dispozicion, me synimin për të ndërtuar grupin më të mirë të mundshëm për sfidat e Nations League.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…