Projektligji për pronat shtetërore: Bregdeti dhe burimet natyrore përcaktohen të patjetërsueshme

Projektligji “Për pronat e paluajtshme të Shtetit në Republikën e Shqipërisë” është nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Drejtësisë, duke propozuar një kuadër të unifikuar për administrimin, regjistrimin, transferimin dhe disponimin e pronave shtetërore.


Projektligji “Për pronat e paluajtshme të Shtetit në Republikën e Shqipërisë” është nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Drejtësisë, duke propozuar një kuadër të unifikuar për administrimin, regjistrimin, transferimin dhe disponimin e pronave shtetërore.

Projektligji përcakton vijën bregdetare, bregun e detit, rërën bregdetare, plazhet dhe ujërat territoriale, si dhe shtretërit e brigjet e lumenjve, liqenet, lagunat, rezervuarët dhe burimet natyrore, si prona publike të patjetërsueshme. Sipas draftit, pronësia mbi këto pasuri nuk mund të transferohet në pronësi private dhe nuk mund të fitohet përmes parashkrimit fitues.

Ndërkohë, pronat shtetërore jopublike, përfshirë toka bujqësore, troje, ndërtesa dhe aktive të tjera që nuk mbulohen nga ligje të posaçme, do t’i nënshtrohen rregullave të Kodit Civil, njësoj si prona private.

Drafti parashikon që disponimi ekonomik i pronës shtetërore të kryhet, si rregull, përmes procedurave konkurruese, duke përfshirë shitjen me ankand, shkëmbimin, dhënien me qira, enfiteozën dhe forma të tjera të përdorimit të parashikuara nga legjislacioni.

Një dispozitë e veçantë lidhet me zhvillimet në territor, ku prona shtetërore mund të kalojë në pronësi private në funksion të planeve të përgjithshme vendore, me kusht që pjesa shtetërore të mos jetë më e madhe se 20% e pronës që do të zhvillohet. Kushtet, kriteret dhe procedurat për këtë mekanizëm do të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Sipas relacionit shpjegues, projektligji synon rritjen e vlerës optimale të pronës shtetërore, forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe unifikimin e procedurave për administrimin dhe disponimin e pasurive të shtetit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…