Mozaiku i Tiranës, historia antike risillet përmes teknologjisë 3D dhe Gigapixel

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “ky mozaik rikthehet si një hapësirë ku trashëgimia kulturore dialogon me të tashmen, duke përdorur teknologjinë në shërbim të ruajtjes, interpretimit dhe përjetimit të historisë”.


Mozaiku i Tiranës është kthyer në një ndër destinacionet turistike më të rëndësishme të kryeqytetit, ku ruhen copëza të historisë shqiptare të antikitetit.

Pas restaurimit dhe rikonstruksionit të plotë të sitit, ky mozaik është bërë shumë më i frekuentuar prej turistëve vendas e të huaj.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “ky mozaik rikthehet si një hapësirë ku trashëgimia kulturore dialogon me të tashmen, duke përdorur teknologjinë në shërbim të ruajtjes, interpretimit dhe përjetimit të historisë”.

“Përmes rindërtimit 3D, instalacioneve interaktive dhe teknologjisë Gigapixel, ky sit vendos një standard të ri për dokumentimin dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, tha Gonxhja.

Mozaiku i Tiranës është Monument Kulture i Kategorisë I. Ai është pjesë e një vile romake që daton në shekullin III pas Krishtit. Gjatë punimeve për ndërtimin e një godine banimi në bllokun “Partizani”, në vitin 1972, u hasën rrënojat e kësaj ndërtese antike.

Restaurimi i fundit i tij, përfundoi një vit më parë dhe u konceptua në mënyrë të atillë për të përfshirë edhe një platformë që mundëson ekspozimin e mozaikëve të mbyllur të periudhës së antikitetit dhe antikitetit të vonë, të ruajtur në sitet tona më të rëndësishme si Apolonia, Butrinti, Bylis, Durrësi, Elbasani dhe shumë të tjera, duke qenë se ato qëndrojnë të mbuluar për t’u ruajtur nga faktorët e atmosferikë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…