Nga sot qytetarët mund të japin online vlerësimin e tyre për çdo përfaqësi konsullore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi sot procesin e ri të vlerësimit të shërbimeve konsullore nga vetë qytetarët në funksion të përmirësimit të këtyre shërbimeve.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi sot procesin e ri të vlerësimit të shërbimeve konsullore nga vetë qytetarët në funksion të përmirësimit të këtyre shërbimeve.

Nga sot, në çdo pikë ku ofrohen shërbime konsullore, në çdo sportel ku kryhen veprimet, në çdo sallë pritjeje, në Ministri, në përfaqësitë diplomatike dhe në konsullatat tona, do të gjendet një QR Code, që mund të skanohet nga qytetarët për të plotësuar më pas një formular vlerësimi.

“Me një skanim të thjeshtë, qytetarët do të mund të na japin përshtypjet e tyre për shërbimin, të evidentojnë problemet apo vërejtjet e tyre dhe, mbi të gjitha, të na thonë se çfarë mund të bëjmë ndryshe, më mirë dhe më shpejt”, deklaroi Hoxha në një videomesazh.

Sipas Hoxhës, ky QR Code është një derë e hapur mes qytetarit dhe institucionit, për të kuptuar se si mund të përmirësohet shërbimi.

“Dhe mesazhi ynë është i thjeshtë: na tregoni çfarë nuk funksionon, na sugjeroni çfarë mund të përmirësojmë dhe ne do të punojmë për ta bërë më mirë. Sepse shërbimi konsullor nuk është thjesht një procedurë administrative. Është një pikë kontakti mes shtetit dhe qytetarit. Dhe në atë pikë kontakti, shteti duhet të jetë i shpejtë, i thjeshtë, i aksesueshëm, profesional dhe i përgjegjshëm”, deklaron Hoxha.

Burimi ATSH

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…