Sejko me Bankën Botërore: Pagesat e shpejta “TIPS Clone”, operacionale në nëntor

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim një delegacion të Bankës Botërore, me të cilin diskutoi zhvillimet ekonomike e financiare në vend, procesin e integrimit evropian dhe modernizimin e infrastrukturës së pagesave.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim një delegacion të Bankës Botërore, me të cilin diskutoi zhvillimet ekonomike e financiare në vend, procesin e integrimit evropian dhe modernizimin e infrastrukturës së pagesave.

Në takim, Sejko vlerësoi asistencën teknike të ofruar ndër vite nga Banka Botërore, veçanërisht në fushat e mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave dhe edukimit financiar.

Guvernatori theksoi se ekonomia shqiptare vijon të shfaqë ecuri pozitive, e mbështetur nga rritja ekonomike, përmirësimi i treguesve të punësimit dhe të ardhurave, si dhe ruajtja e stabilitetit financiar. Sipas tij, inflacioni vijon të jetë pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa kursi i këmbimit dhe kushtet financiare mbeten faktorë të rëndësishëm për politikën monetare.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore vlerësuan ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik e financiar. Ata vlerësuan gjithashtu progresin e Shqipërisë në përafrimin e kuadrit ligjor dhe rregullator me standardet e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar vendin si një shembull pozitiv në rajon.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua modernizimit të sistemeve të pagesave. Sejko nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), i cili ka sjellë transferta ndërkufitare më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto më të ulët për qytetarët dhe bizneset.

Guvernatori bëri të ditur se projekti për implementimin e TIPS Clone, sistemit shqiptar të pagesave të shpejta, ndodhet në fazën intensive dhe përmbyllëse dhe synohet të jetë operacional në nëntor 2026.

Sistemi do të mundësojë pagesa në kohë reale, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, duke rritur shpejtësinë dhe sigurinë e transaksioneve dhe duke ulur kostot për qytetarët dhe bizneset.

Sejko theksoi se zgjerimi i përdorimit të pagesave elektronike pritet të kontribuojë edhe në formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e përfshirjes financiare.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano Paolucci, përgëzoi Bankën e Shqipërisë për anëtarësimin në SEPA dhe progresin në modernizimin e sistemeve të pagesave, duke vlerësuar se këto zhvillime krijojnë parakushtet për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në përfundim, palët ranë dakord të vijojnë bashkëpunimin për forcimin e kuadrit institucional e rregullator të sistemit financiar dhe avancimin e infrastrukturës së pagesave në Shqipëri.

Burimi ATSH

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…