Shkolla e Hoteleri-Turizmit me standarde zvicerane, Rama: Krenari për arsimin profesional shqiptar

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber ishin sot në shkollën e Hoteleri-Turizmit në Tiranë, e cila tanimë është nën ombrellën e EHL, shkollës së famshme të Hotelerisë së Lozanës në Zvicër, e njohur si më e mira në botë për profilet e industrisë hoteliere.


Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber ishin sot në shkollën e Hoteleri-Turizmit në Tiranë, e cila tanimë është nën ombrellën e EHL, shkollës së famshme të Hotelerisë së Lozanës në Zvicër, e njohur si më e mira në botë për profilet e industrisë hoteliere, e cila tanimë do të përgatisë gjeneratën e re të profesionistëve të biznesit të mikpritjes, për Shqipërinë 2030.

Ambasadorja Huber iu drejtua studentëve se studimi i në këtë shkollë është një mundësi e shkëlqyer.

“Kjo shkollë, siç kam pasur mundësi të shoh është shumë mirë e pajisur dhe shohim që ekipi është shumë i motivuar, drejtorët dhe mësuesit. Tani të ngritur të standardet të hotelerisë në Lozanë që janë standardet me cilësi shumë të lartë. Një përfaqësim i standardeve më të larta të Zvicrës. Pra mendoj që është një mundësi e shkëlqyer për ju dhe të keni një të ardhme të shkëlqyer këtu në vend ku ka një kërkesë të madhe për njerëz të kualifikuar mirë në sektorin e mikpritjes dhe turizmit”, tha Huber.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si historike për gjithë sistemin e edukimit dhe të trajnimeve profesionale.

“Është realisht historike kjo për gjithë sistemin e edukimit edhe të trajnimeve profesionale sepse tanimë këtu vihet në shkollën e mesme të Hoteleri-Turizmit, por studiohet me standardet dhe me të gjithë diturinë e shkollës së Lozanës EHL, që është në mos shkolla më e mirë në botë, një nga 3 shkollat më të mira në botë. Dhe për ne është vërtetë një moment krenarie, sepse unë nuk e kam menduar personalisht që në një kohë kaq të shkurtër ne do të arrinim të përmbushnim të gjitha standardet e kërkuara nga shkolla e Lozanës, sepse këta janë zviceranë dhe ju e dini shumë mirë si është ajo shprehja popullore “kërkojnë qimen në vezë”, por këta në fakt kërkojnë qimen në qime. Dhe fakti që pas kanë kërkuar qimen në qime janë plotësisht të angazhuar dhe tani kemi këtë binjakëzim, që nuk është binjakëzim simbolik, por është një binjakëzim i punës i përditshme, kjo është një gjë fantastike për të gjithë ata që studiojnë dhe që do të studiojnë në këtë shkollë, sepse kur të dalin do të kenë një dokument që provon që kanë marrë okejin nga shkolla e Lozanës për të shërbyer në Hoteleri-Turizëm dhe patjetër pastaj me atë dokument do të shkoni dhe do të kërkoni paga shumë të larta”, tha Rama.

Zv/ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se, ambientet e shkollës janë ambiente të investuara në kuadër të projektit të binjakëzimit dhe se është bërë një punë dyvjeçare, që nga momenti që ka ardhur EHL-ja me gjithë grupin e vetë të konsulencës, bënë një analizë fizibiliteti, bënë një studim dhe vizita me të gjithë aktorët e turizmit në vend.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kombëtarja shqiptare, më e mira në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo-së

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli imazhet e ekipit tonë, me medaljet dhe flamurin kombëtar dhe e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kombëtarja shqiptare, më e mira në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo-së

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli imazhet e ekipit tonë, me medaljet dhe flamurin kombëtar dhe e…