Rama: Së shpejti, Teatri i Kukullave hap dyert për të gjithë vogëlushët

Teatri Kombëtar i Kukullave është rinovuar plotësisht, në përputhje me standardet bashkëkohore të shfaqjeve audio-vizuale, me një skenë dhe auditor multifunksional.

Së shpejti, Teatri i Kukullave do të hapë dyert për të gjithë vogëlushët.

Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamje nga Teatri i rinovuar i Kukullave.

“Së shpejti, Teatri i Kukullave do të hapë dyert për të gjithë vogëlushët, në zemër të sheshit “Skënderbej” me shfaqje të reja dhe emocionuese”, theksoi Rama.

Teatri Kombëtar i Kukullave është rinovuar plotësisht, në përputhje me standardet bashkëkohore të shfaqjeve audio-vizuale, me një skenë dhe auditor multifunksional.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Kukullave u ndërtua në vitet ’20 të shekullit XX dhe aty fillimisht u vendos parlamenti i parë shqiptar. Në vitet ’50 u zgjerua dhe u bë Teatër Kukullash. Përveç dëmeve ndër vite prej amortizimit kohor, ndërtesa pësoi dëme strukturore edhe prej tërmetit të vitit 2019.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Esposito: Draftkodi i ri Procedurës Penale vendos në ekuilibër paketën e reformave me standardet europiane

Gianluca Esposito, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës.

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia