Rama: Deri në fund të mandatit të katërt, asnjë ndryshim në taksimin e biznesit të vogël

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se deri në fund të mandatit të katërt nuk do të ketë asnjë ndryshim në taksimin e biznesit të vogël.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se deri në fund të mandatit të katërt nuk do të ketë asnjë ndryshim në taksimin e biznesit të vogël.

“Kur kam ardhur këtu në këtë sallë për buxhetin e parë, kemi vendosur parimin e taksimit të ndershëm dhe sot jemi i vetmi vend në rajon dhe në Europë po e po, me zero taksë dhe zero TVSH për biznesin e vogël deri në 100 mijë euro xhiro dhe me zero taksë deri në 140 mijë euro xhiro. Ndërkohë që deri përpara ardhjes sonë, biznesi i vogël me xhiro mbi 35 mijë euro paguante taksë 10%, ndërsa ai me xhiro mbi 55 mijë euro paguante taksë 10% dhe TVSH 20%. Jemi zotuar deri në fund të mandatit tonë të katërt që nuk do të ketë asnjë ndryshim në taksimin e biznesit të vogël dhe as nuk ka vitit e ardhshëm, as nuk do të ketë mandatin e ardhshëm”, u shpreh Rama në fjalën e tij, gjatë seancës së sotme plenare ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2025.

Sipas tij, edhe pse nuk janë rritur taksat për biznesin gjatë gjithë harkut të qeverisjes së kësaj mazhorance, rritja e vazhdueshme dhe e qëndrueshme ekonomike si dhe përmirësimi i administrimit të të ardhurave të shtetit kanë mundësuar një rritje pagash shumë domethënëse.

Kryeministri vuri në dukje po ashtu se borxhi publik përgjatë dekadës së fundit është ulur me afro 15 pikë përqindje, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me borxhin më të ulët në rajon.

“E kemi rritur ekonominë trefish në këtë dekadë, por e kemi ulur borxhin publik me afro 15 pikë përqindje, ndër më të ulëtit në rajon dhe të mos harrojmë se përgjatë rrugës së vështirë për të ardhur deri këtu na u desh ta rirrisnim borxhin, kur u goditëm fort dy herë, në fillim nga pandemia e pastaj edhe nga tërmeti”, u shpreh Rama.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Traditë, ritëm dhe emocione në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Lojrave Popullore dhe Riteve në Burrel

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e zhvilluara gjatë festivalit, i…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Traditë, ritëm dhe emocione në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Lojrave Popullore dhe Riteve në Burrel

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e zhvilluara gjatë festivalit, i…