Qeveria përcakton indeksin e llogaritjes së pensioneve të reja, indeksimi për inflacionin në tetor

Qeveria ka miratuar koeficientin e indeksimit bazë të vlerësuar të vitit 2022 për llogaritjen e pensioneve, që shërben për rivlerësimin në shtesë të pensioneve.


Qeveria ka miratuar koeficientin e indeksimit bazë të vlerësuar të vitit 2022 për llogaritjen e pensioneve, që shërben për rivlerësimin në shtesë të pensioneve.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informon opinionin publik, se vendimi i miratuar ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave për miratimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022 për llogaritjen e pensioneve, ka për qëllim miratimin e aktualizimit deri në vitin korrent të pagave mbi të cilat janë paguar kontributet në vite, të pagave referuese të periudhave të sigurimit përpara vitit 1994 të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave si dhe të pagave mbi bazën e të cilave janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore për çdo vit, nga viti 1994 e deri në vitin 2022.

Sipas MEKI, vlera pozitive këtij koeficienti do të shërbejë për rivlerësimin në shtesë, të bazës mesatare të vlerësuar të arritur nga çdo person, gjatë viteve të punës ose aktivitetit ekonomik nëpërmjet kontributeve të paguara nga fillimi dhe deri në datën e ndërprerjes së tyre, për shkak të fillimit të pensionit.

Ministria sqaron se, ky vendim është një procedurë e përvitshme që bën të mundur aktualizimin e pagave të jetës kontributive të personit për efekt të llogaritjes së pensionit fillestar për personat që iu lind e drejta për pension pas miratimit të këtij koeficienti. Këto indekse prekin vetëm atë pjesë të pensionit që emërtohet “shtesë” dhe që përcaktohet bazuar në pagën kontributive dhe kontributet e paguara.

“Ky vendim është i zbatueshëm për pensionet që iu lind e drejta pas datës 1 korrik 2024. Ky koeficient do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për persona që do të aplikojnë për pensione të reja duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura në kohë.

Ky koeficient nuk është për indeksimin e pensioneve, por është indeksim për aktualizimin e pagave kontributive, duke i sjellë ato në vlerën e tanishme.

Indeksimi i pensioneve do të realizohet në muajin tetor dhe si indeks do të përdoret indeksi i çmimeve të konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve të pensionistëve”, citon në njoftimin e saj MEKI.

Lexo më shumë nga

Begaj takim me Sulyok: Hungaria, mbështetje të palëkundur anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Tamás…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj takim me Sulyok: Hungaria, mbështetje të palëkundur anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Tamás…