Akuzat e medias italiane, Meloni: Janë përbaltje në drejtim të qeverisë shqiptare

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni në një konferencë të përbashkët për shtyp sot, me kryeministrin Edi Ramën, nga qendra e emigrantëve në Lezhë theksoi se akuzat në drejtim të qeverisë shqiptare janë përbaltje.


Kryeministrja italiane, Georgia Meloni në një konferencë të përbashkët për shtyp sot, me kryeministrin Edi Ramën, nga qendra e emigrantëve në Lezhë theksoi se akuzat në drejtim të qeverisë shqiptare janë përbaltje.

“E thashë edhe gjatë fjalës time, mendoj se arsyeje vërtet nuk është që të sulmohet qeveria shqiptare apo populli shqiptar. Janë pozicione të legjitimuara dhe që janë armiqësore ndaj qeverisë italiane. Luajnë në këndvështrimin e tyre, duke shpalosur qëndrimin e tyre”, u shpreh Meloni.

“Mendoj se duhet vlerësuar fakti që për të goditur, sulmuar qeverinë italiane, goditet dhe sulmohet një partner ndërkombëtar. S’po dëmtohet vetëm qeveria italiane, por dhe Italia si vend. Sepse pavarësisht suksesit ose jo të marrëveshjes e gjitha kjo është pjesë e përbaltjes që i bëhet qeverisë italiane dhe këtu rrezikojmë t’i shkaktojmë dëm të gjithë vendit dhe pse shtypi italian ka bërë zgjedhje të tij”, tha ajo.

Meloni shprehu gatishmërinë për ta hedhur poshtë këtë përbaltje.

“Në të ardhmen do të jemi më të vëmendshëm ndaj të gjitha propozimeve dhe marrëveshjeve që ne realizojmë sepse nuk mund të vëmë në rrezik marrëdhëniet e fqinjësisë dhe me vendet e tjera”, deklaroi Kryeministrja italiane, Georgia Meloni.

Lexo më shumë nga

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…