Spiropali: Hekurudha Durrës-Prishtinë do t’i japë një tjetër ritëm zhvillimi Shkodrës

Spiropali vlerësoi faktin që hekurudha Durrës-Prishtinë, një projekt strategjik i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës do të kalojë nga Shkodra


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh sot se hekurudha Durrës-Prishtinë do t’i japë një tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut, Shkodrës.

Në përfundim të mbledhjes dyditore të kabinetit qeveritar në Shëngjin, Spiropali u shpreh se synohet të ecet më shpejt drejt objektivit për kthimin e Shqipërisë në lideren e rajonit në të gjitha fushat.

“Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024-ës në parlament, qeveri dhe parti dhe diskutime nga sesioni i mbledhjes së zgjeruar të kabinetit qeveritar, për të ecur më shpejt drejt objektivit për kthimin e Shqipërisë në lideren e rajonit në të gjitha fushat”, tha ajo.

Spiropali vlerësoi faktin që hekurudha Durrës-Prishtinë, një projekt strategjik i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës do të kalojë nga Shkodra.

“Ky projekt madhor i jep një tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut”, theksoi ajo.

Lexo më shumë nga

Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot në një postim në rrjetet sociale lidhur me disa fakte sipas tij ose një…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot në një postim në rrjetet sociale lidhur me disa fakte sipas tij ose një…