Ngjarja në Pragë, Rama: Dënojmë ashpër dhunën vdekjeprurëse

Edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shprehu ngushëllimet për ngjarjen tragjike në Pragë.


Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Pragë, ku si rezultat i një sulmi me armë në një universitet humbën jetën disa persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Kryeministri Rama nënvizoi se “Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”.

Rama tha se “sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve”.

“Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”, u shpreh Kryeministri.

Disa njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga të shtënat të enjten në Universitetin e Pragës.

Edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shprehu sot ngushëllimet për ngjarjen tragjike në Pragë.

Përmes një mesazhi, Nikolla u shpreh e tronditur nga ngjarja, ndërsa shprehu solidaritetin për popullin dhe autoritetet çeke.

“E tronditur nga ngjarja tragjike në Pragë, u shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin familjeve të viktimave, popullit mik çek, Dhomës së Deputetëve, Presidentes Markéta Pekarová Adamová, dhe Senatit e Presidentit Miloš Vystrčil”, shkruan Nikolla.

Lexo më shumë nga

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës