Deklarata e Dodik për Kosovën dhe Malin e Zi, Rama: E rrezikshme, i befasuar nga mungesa e reagimit të BE

Dodik: Serbët në këtë shekull duhet “të formojnë një shtet të vetëm, të përbërë nga Serbia, Kosova dhe Mali i Zi,


Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratës së kreut të Republikës Srpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili kërkonte që Kosova, Mali i Zi dhe Republika Srpska t’i bashkohen Serbisë.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, thekson kryeministri Rama.

Dodik dy ditë më parë tha se serbët në këtë shekull duhet “të formojnë një shtet të vetëm, të përbërë nga Serbia, Kosova dhe Mali i Zi, me mjete demokratike dhe masa politike, jo me luftë dhe t’ua lënë brezave të ardhshëm”.

Lexo më shumë nga

Rama: Financimi i NVM-ve, impakt i drejtpërdrejtë për ekonominë shqiptare

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e programit kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho Sipërmarrjen…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Financimi i NVM-ve, impakt i drejtpërdrejtë për ekonominë shqiptare

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e programit kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho Sipërmarrjen…