Policët iu dorëzojnë tre turistëve të huaj portofolët e humbur

Tre raste të dorëzimit të portofolëve të gjetur në rrugë janë regjistruar në Sarandë, Himarë dhe Vlorë.


Tre raste të dorëzimit të portofolëve të gjetur në rrugë janë regjistruar në Sarandë, Himarë dhe Vlorë.

Në Sarandë, shërbimet e Policisë gjejnë dhe i dorëzojnë një turisti të huaj, portofolin më një shumë parash dhe dokumente, që e kishte humbur në afërsi të hotelit ku ishte akomoduar.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në territor, në afërsi të një hoteli, kanë gjetur në tokë, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe një pasaportë të shtetit të Kuvajtit.

Punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas verifikimeve dhe komunikimit me personelin e hotelit në afërsi të të cilit u gjet portofoli, rezultoi se pasaporta që u gjet në këtë portofol i përkiste një turisti nga Kuvajti që ishte akomoduar në këtë hotel. Ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Sarandë ku punonjësit e Policisë i kanë dorëzuar portofolin që ai kishte humbur. Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin dhe korrektësinë e treguar.

Në Himarë, shërbimet e Policisë i kanë dorëzuar një tjetër turisti të huaj, portofolin që ai kishte humbur në një rrugë në Himarë. Portofoli i turistit të moshuar holandez ishte gjetur dhe ishte dorëzuar në Komisariat, nga një banor i Himarës. Turisti nga Holanda, pasi ka marrë portofolin, në Komisariatin e Policisë Himarë, ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe qytetarin, për gjestin e tyre.

Në Vlorë, shërbimet e Policisë i kanë dorëzuar një tjetër shtetasi të huaj, portofolin me një shumë parash dhe karta banke. Portofoli është gjetur në afërsi të një lokali, nga një pushues, ia cili ia ka dorëzuar punonjësve të Policisë që po patrullonin në zonë. Shtetasi i huaj falënderoi shtetasin që i gjeti portofolin dhe punonjësit e Policisë, për gjestin e tyre.

Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar njoftoi sot martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit Leka II, me Zonjushën Blerta Celibashi.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar njoftoi sot martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit Leka II, me Zonjushën Blerta Celibashi.