Rama takon Vuçiç, biseda me presidenten e KE dhe kryeministrin e Holandës

Ursula von der Leyen inicioi një takim me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.


Ursula von der Leyen Presidente e Komisionit Europian, gjatë takimit të Komunitetit Politik në Moldavi, e shqetësuar për situatën në Veri të Kosovë inicioi një takim me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Asnjë prej palëve në këtë takim nuk ka komentuar se çfarë zgjidhje ka propozuar presidentja Ursula von der Leyen.

Megjithatë kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet sociale këtë koment.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama.

Zhvillimet shqetësuese në Kosovë ishin në fokusin e ministerialit të ministrave të Punëve të Jashtme në NATO-s që po mbahet në Oslo.

Nga ky ministerial shefja diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka thotë: “Jemi falënderues për kontributin e NATO-s për sigurinë në rajonin tonë. Përsërisim mbështetjen tonë të plotë për KFOR. Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme të paprovokuara në Veri të Kosovës. Dialogu ndërmjetësuar prej Bashkimit Europian, është e vetja rrugë për të ecur përpara.”

Lexo më shumë nga

Vengu dhe Kumbaro nga Vlora: Situata e zjarreve nën kontroll, vijon mbështetja nga ajri

Situata per shuarjen e zjarreve në vend po shkon drejt normalizimit, ndërsa kushtet atmosferike kanë lehtësuar ndjeshëm punën e forcave…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu dhe Kumbaro nga Vlora: Situata e zjarreve nën kontroll, vijon mbështetja nga ajri

Situata per shuarjen e zjarreve në vend po shkon drejt normalizimit, ndërsa kushtet atmosferike kanë lehtësuar ndjeshëm punën e forcave…