Gogu: Buxheti për drejtësinë në gjashtë vite u rrit me 105%, mbështetja nga partnerët arrin rreth 43,8 milionë euro

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë tryezës së organizuar sot me partnerët e sistemit të drejtësisë, tha se financimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri ka njohur një rritje të ndjeshme gjashtë viteve të fundit.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë tryezës së organizuar sot me partnerët e sistemit të drejtësisë, tha se financimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri ka njohur një rritje të ndjeshme gjashtë viteve të fundit.

Sipas tij, buxheti i shtetit për sistemin e drejtësisë nga 66 milionë euro në vitin 2020 në 135,6 milionë euro aktualisht, duke shënuar një rritje prej më shumë se 105 për qind në gjashtë vite. Gogu bëri të ditur gjithashtu se gjatë kësaj periudhe janë shtuar 709 vende pune në sistemin e drejtësisë.

“Në vitin 2020, buxheti i shtetit për sistemin e drejtësisë ishte 66 milionë euro. Sot është 135,6 milionë euro, një rritje prej më shumë se 105 për qind në gjashtë vite. Gjatë kësaj periudhe janë shtuar 709 vende pune në sistem”, tha Gogu.

Ministri nënvizoi se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë për periudhën 2025–2027 arrin në rreth 43,8 milionë euro.

“Mbështetja e partnerëve për periudhën 2025–2027 arrin rreth 43,8 milionë euro, një kontribut i rëndësishëm dhe strategjik që plotëson investimin e shtetit shqiptar. Modeli që besoj se duhet të bëhet standard është ai i bashkëfinancimit”, tha ai.

Duke sjellë si shembull projektet për digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, Gogu tha se për sistemin ICMS (Juronix + CAMS), Suedia ka kontribuar me 2,5 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare me 9,6 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Për sistemin ICMS (Juronix + CAMS), Suedia kontribuoi me 2,5 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare 9,6 milionë euro nga buxheti i shtetit”, tha ai.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian sipas Gogut ka financuar me 7,5 milionë euro sistemin CAMS të prokurorisë.

“Ky është partneritet. Ky është bashkëfinancim”, tha Gogu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zbulohet në Bushat tempull antik i shekujve IV-III para Krishtit

Pranë Bushatit të Shkodrës është zbuluar një tempull antik që mendohet se i përket shekujve IV–III para Krishtit.

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zbulohet në Bushat tempull antik i shekujve IV-III para Krishtit

Pranë Bushatit të Shkodrës është zbuluar një tempull antik që mendohet se i përket shekujve IV–III para Krishtit.