Panairi i Librit në Lajpcig, Shqipëria e Kosova promovojnë identitetin e përbashkët kulturor

Shqipëria dhe Kosova po ekspozojnë botimet më të reja në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig, Gjermani, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të letërsisë në Evropë, mbahet këtë vit nga 19 deri më 22 mars.


Shqipëria dhe Kosova po ekspozojnë botimet më të reja në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig, Gjermani, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të letërsisë në Evropë, mbahet këtë vit nga 19 deri më 22 mars.

Ministrja e Kulturës e Kosovës, Saranda Bogujevci, zhvilloi sot një vizitë në stendën e Shqipërisë në kuadër të Panairit të Librit në Lajpcig. Prania e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare përbën një dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë kulturor dhe përkushtimit të përbashkët për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Pjesëmarrja e përbashkët në panair thekson rëndësinë e krijimit të urave të qëndrueshme bashkëpunimi në fushën e letërsisë, me fokus të veçantë në përkthimin dhe përhapjen e veprave shqipe në hapësirën gjermanofolëse. Ky angazhim synon të rrisë praninë e autorëve shqiptarë në tregun ndërkombëtar të librit.

Shqipëria dhe Kosova dëshmojnë vullnetin e tyre për të promovuar identitetin e përbashkët kulturor dhe për të kontribuar në pasurimin e skenës letrare evropiane.

“Kujtesë e kontestuar, zëra të lidhur: Letërsia dhe politika në Ballkan”, ishte aktiviteti i parë dedikuar kulturës shqiptare.

Paneli mblodhi emra të njohur të skenës letrare, si Jehona Kicaj, Majlinda Bregasi dhe Nerimane Kamberi, të cilat ndanë perspektivat e tyre mbi ndërthurjen e letërsisë me zhvillimet politike dhe historike në rajon. Diskutimi vuri në pah rolin e letërsisë si një mjet reflektimi dhe reagimi ndaj proceseve shoqërore, si dhe rëndësinë e saj në ndërtimin dhe sfidimin e kujtesës kolektive.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë edicion zhvillohet nën temën “Kur historitë na lidhin”, një koncept që thekson rëndësinë e letërsisë si mjet dialogu mes kulturave dhe si urë komunikimi përmes tregimeve dhe përvojave njerëzore. Kjo moto reflekton qasjen e panairit për të nxitur bashkëbisedimin kulturor dhe për të vënë në dialog zërat letrarë nga vende të ndryshme.

Në hapësirën e përbashkët të organizuar nga Traduki, një rrjet europian që mbështet letërsitë e Evropës Juglindore, Shqipëria prezanton botimet e saj më të reja, duke theksuar vlerat e letërsisë shqipe dhe trashëgiminë kulturore që ajo përfaqëson.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

INSTAT: Eksportet rriten me 14,8%, deficiti tregtar ulet me 13,9% në shtator

Eksportet shënuan rritje të fortë në shtator 2026, duke arritur në 31,2 miliardë lekë, me një rritje prej 14,8% krahasuar…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

INSTAT: Eksportet rriten me 14,8%, deficiti tregtar ulet me 13,9% në shtator

Eksportet shënuan rritje të fortë në shtator 2026, duke arritur në 31,2 miliardë lekë, me një rritje prej 14,8% krahasuar…