Turistë nga e gjithë bota në Gjirokastër: Histori, natyrë dhe gastronomi

Gjirokastra vijon të tërheqë turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët e zgjedhin qytetin e gurtë për historinë, arkitekturën, peizazhin dhe gastronominë.


Gjirokastra vijon të tërheqë turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët e zgjedhin qytetin e gurtë për historinë, arkitekturën, peizazhin dhe gastronominë.

Vizitorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Spanja dhe Italia kanë ndarë përshtypjet e tyre gjatë vizitës në kalanë e Gjirokastrës, duke vlerësuar veçanërisht pasurinë historike dhe karakteristikat unike të qytetit.

“Erdha këtu për të vizituar kalanë e Gjirokastrës. Është vërtet shumë e bukur, ka një histori shumë të pasur dhe është disa shekuj e vjetër. Kjo e bën vërtet interesant këtë qytet”, shprehet një turiste amerikane.

Ajo thekson se vizita në Gjirokastër i ka dhënë mundësinë të njohë nga afër elementë të së kaluarës dhe mënyrën se si traditat dhe objektet historike kanë vijuar ndër breza.

Edhe turistët francezë shprehen pozitivisht për qytetin dhe kalanë, duke veçuar historinë, arkitekturën dhe kuzhinën tradicionale shqiptare.

“Vizituam kështjellën e mbushur me histori që na duket me interes, një kështjellë e bukur siç është edhe i gjithë qyteti në përgjithësi. Na pëlqeu edhe kuzhina shumë, hëngrëm tavë kosi dhe musaka”, shprehen ata.

Përshtypje të veçantë ka lënë Gjirokastra edhe te vizitorët nga Spanja, të cilët e vlerësojnë kalanë për historinë dhe arkitekturën e saj, ndërsa peizazhin që shtrihet përreth e cilësojnë një mundësi për t’u çlodhur.

“Jemi këtu për të vizituar këtë kështjellë të bukur. Lexuam që lidhet edhe me Luftën e Dytë Botërore dhe është shumë interesante historia dhe arkitektura e saj. Sa i përket qytetit, është shumë i bukur, peizazhi që mund të shohim nga këtu. Mund të çlodhesh vërtet, gjithashtu edhe pjesa e gastronomisë na pëlqen”, shprehet një turist nga Barcelona.

Ndërsa një vizitore italiane e cilëson Gjirokastrën një vend me bukuri të veçantë, pavarësisht se qëndrimi i saj ishte i shkurtër.

“Fatkeqësisht qëndruam vetëm një ditë, por mjaftoi për të parë gjithë bukurinë e qytetit. Ishte diçka vërtet e çmuar, si kalaja ashtu edhe natyra përreth. Ky peizazh është shumë i bukur”, shprehet ajo.

Për turistët, Gjirokastra ofron një ndërthurje të historisë, arkitekturës, natyrës dhe gastronomisë, duke e bërë qytetin një prej destinacioneve tërheqëse për vizitorët e huaj që zgjedhin Shqipërinë.

Kalaja e Gjirokastrës, qyteti historik dhe peizazhi përreth vijojnë të jenë ndër pikat kryesore të interesit për turistët, duke kontribuar në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe turistike të jugut të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-ve: Partneritet i pazëvendësueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt,…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-ve: Partneritet i pazëvendësueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt,…