
Porti i Durrësit, mbi 75 mijë udhëtarë në 10 ditët e para të gushtit
Fluks i lartë udhëtarësh është regjistruar në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht.

Fluks i lartë udhëtarësh është regjistruar në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se nga data 1 deri më 10 gusht, përmes portit kanë udhëtuar gjithsej 75 962 pasagjerë.
Sipas APD-së, pjesa më e madhe e fluksit është regjistruar në hyrje të vendit, me 51 259 pasagjerë të mbërritur përmes Portit të Durrësit, ndërsa 24 703 pasagjerë janë nisur drejt porteve italiane.
Fluksi i këtyre ditëve lidhet me kulmin e sezonit veror dhe ardhjen e emigrantëve dhe turistëve që zgjedhin transportin detar për të mbërritur në Shqipëri.
Gjatë periudhës janar-korrik 2026 në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit kanë udhëtuar gjithsej 349 423 pasagjerë. Nga ky total, 160 795 pasagjerë janë nisur nga Porti i Durrësit drejt porteve të tjera, ndërsa 188 628 pasagjerë kanë mbërritur në vend përmes këtij terminali.
Burimi ATSH


















