
FA, progres në modernizimin e kapaciteteve ushtarake
Në analizën e punës së FA-së ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji, komandantë dhe drejtorë të strukturave të Forcave të Armatosura.

Forcat e Armatosura bënë analizën e objektivave kryesore të gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Në analizën e punës së FA-së ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji, komandantë dhe drejtorë të strukturave të Forcave të Armatosura.
Krahas ruajtjes së sigurisë dhe gatishmërisë operacionale, analiza evidentoi progres në rekrutim, stërvitje, operacione, modernizim, infrastrukturë dhe administrimin e burimeve.
Ndërkohë, riorganizimi i strukturave ka përmirësuar efektivitetin e komandimit dhe përdorimin e burimeve, ndërsa bashkëpunimi me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët rajonalë ka forcuar përgatitjen dhe ndërveprueshmërinë e forcave.
Progres është shënuar edhe në modernizimin e kapaciteteve ushtarake, përmes pajisjes me sisteme të reja dhe zhvillimit të projekteve strategjike.
Ndërsa si prioritet për periudhën në vijim u përcaktua integrimi i plotë operacional i këtyre kapaciteteve, përmes përgatitjes së personelit, stërvitjes dhe zhvillimit të infrastrukturës, me synim rritjen e aftësive operacionale dhe forcimin e kontributit të Shqipërisë në mbrojtjen kolektive.
Burimi ATSH


















