Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra në 24 orë, 5 aktive dhe 2 në monitorim

Ministria e Mbrojtjes informoi sot mbi situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 27 vatra zjarri. Prej tyre, 5 mbeten aktive, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim.


Ministria e Mbrojtjes informoi sot mbi situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 27 vatra zjarri. Prej tyre, 5 mbeten aktive, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar gjithashtu 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Cikallesh, në bashkinë Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, ndërsa situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Dajt dhe Priskë të Madhe, situata po mbahet në monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është aktualisht nën kontroll. Nën kontroll është vendosur edhe situata në Koilaç–Greshicë/Hekal, ku nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Abaze, në bashkinë Krujë, zjarri është reduktuar në vatra të vogla dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Krastë, për shkak të terrenit të vështirë, operacioni po mbështetet nga ajri me helikopter të Forcës Ajrore. Në afërsi të vatrës nuk ka banesa dhe nuk paraqitet rrezik i drejtpërdrejtë për komunitetin.

Në Vilëz, në bashkinë Kurbin, zjarri vijon të jetë aktiv. Ndërhyrja e dy helikopterëve të Forcave të Armatosura gjatë ditës së djeshme frenoi avancimin e flakëve dhe shmangu rrezikun për kishën, varrezat dhe banesat.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera zjarri, ndër të cilat ato në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren, me prioritet mbrojtjen e jetës së njerëzve, banesave dhe zonave të banuara.

Burimi ATSH

Shqipëria merr pjesë me Kombëtaren e të Amputuarve në “Inclusion Cup”

Ekipi Kombëtar shqiptar i të Amputuarve mori pjesë në edicionin e 13-të të turneut ndërkombëtar “Inclusion Cup”, që u zhvillua…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria merr pjesë me Kombëtaren e të Amputuarve në “Inclusion Cup”

Ekipi Kombëtar shqiptar i të Amputuarve mori pjesë në edicionin e 13-të të turneut ndërkombëtar “Inclusion Cup”, që u zhvillua…