Rama: Me Bordin e Transparencës kemi filluar ta diktojmë çmimin e karburantit

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, tha se përmes riaktivizimit të Bordit të Transparencës, qeveria po dikton çmimin e karburantit.


Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, tha se përmes riaktivizimit të Bordit të Transparencës, qeveria po dikton çmimin e karburantit.

“Ne kemi bërë reagime të cilat kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet. Jemi i vetmi vend, tani njerëzit mund të thonë si duan, por ne jemi i vetmi vend që kemi ulur. Sigurisht që e mësuam tani, besoj të gjithë, e mësuam që ekonomia nuk është thjesht dhe vetëm e lidhur me çfarë bëjmë ne këtu, por edhe me çfarë ndodh edhe larg nesh. E mësuam këtë gjë me pandeminë, që na erdhi këtu nga larg dhe pastaj u impaktuam njësoj si gjithë të tjerët. E mësuam me luftën në Ukrainë, që është larg, por goditi në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimet e energjisë dhe po e shikojmë prapë me naftën, që po ndikohet nga lufta në Iran”, tha Rama.

Rama theksoi edhe uljen me 10% të çmimit të energjisë.

“Megjithatë, nga ana tjetër, kemi mësuar, besoj, ne po e po, por edhe njerëzit kanë mësuar edhe një gjë tjetër: që ne nuk rrimë me duart kryq dhe thjesht të themi: shiko tani, kjo është situata. Sepse qoftë me pandeminë, qoftë me tërmetin, që ndodhi sepse ishte një forcë madhore, qoftë me luftën në Ukrainë, ne kemi bërë reagime të cilat kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet. Jemi i vetmi vend – tani njerëzit mund të thonë si duan – por ne jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë dhe e kemi ulur me 10%”, deklaroi Rama.

Për ata që e paguajnë energjinë, dhe sidomos për ata që faturën e energjisë e kanë pjesë të një kapaciteti shpenzimesh që nuk është shumë i madh, theksoi Kryeministri, 10% nuk është pak.

“Me naftën kemi hyrë në veprim dhe, siç e keni parë me Bordin e Transparencës, kemi filluar ta diktojmë çmimin”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Me Bordin e Transparencës kemi filluar ta diktojmë çmimin e karburantit

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, tha se përmes…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Me Bordin e Transparencës kemi filluar ta diktojmë çmimin e karburantit

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, tha se përmes…