Rama: Markues i ri për naftën, masa për çmim më të arsyeshëm e garanci për rezervat

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, deklaroi se qeveria po përgatitet për një ndryshim të madh në tregun e naftës, duke siguruar rezervat dhe implementimin e risive teknologjike për të garantuar një çmim më të arsyeshëm dhe rritjen e të ardhurave në buxhet.


Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, deklaroi se qeveria po përgatitet për një ndryshim të madh në tregun e naftës, duke siguruar rezervat dhe implementimin e risive teknologjike për të garantuar një çmim më të arsyeshëm dhe rritjen e të ardhurave në buxhet.

Rama theksoi se ndërhyrja e shtetit është e nevojshme për të mbrojtur tregun dhe konsumatorët, duke përfshirë markimin e naftës nga kompania publike e krijuar me partnerët e Emirateve të Bashkuara, si një masë për të parandaluar shmangien nga detyrimet fiskale dhe kontrabandën.

“Jemi duke u përgatit për një ndryshim të madh, të cilit përsëri duhet t’i vinte koha, sepse nuk mund të bëhej thjesht sepse ne donim ta bënim. Po duhet të krijosh disa kushte që të futet edhe shteti në këtë treg dhe shteti, duke u futur, e para, të garantojë rezervat për çdo rast, sepse bota është shumë e madhe dhe gjithmonë e më shpesh po rrotullohet në drejtimin e gabuar”, tha Rama.

Së dyti, renditi ai, të ndikojë në çmimin e naftës, duke e sjellë atë në parametra të arsyeshëm, sepse shpeshherë nuk është në parametra të arsyeshëm.

Kryeministri deklaroi se “ne po përgatitemi jo vetëm që të futemi në atë treg me një komponent shtetëror, por edhe që të fusim në tregun e naftës disa risi, që kanë të bëjnë me kapacitetet e reja teknologjike, qoftë në markimin e naftës, e cila edhe pak del produkti i parë i kompanisë publike që ne e kemi krijuar së bashku me partnerët tanë, Emiratet e Bashkuara, për të markuar naftën, duke e bërë të pamundur shmangien nga detyrimet fiskale si rezultat i pikërisht markuesit të ri”.

Rama vuri nê dukje se “markuesi i vjetër që ne gjetëm nga ai koncesioni famëkeq i paraardhësve, ishte një bojë që lehtësisht mund të manipulohej dhe, nga ana tjetër, duke garantuar ndjekjen e të gjithë naftës tranzit, e cila është një nga burimet e kontrabandës”.

“Të gjitha këto, ne besojmë shumë që do të rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit, por mbi të gjitha do të garantojnë, qoftë cilësinë për konsumatorët, qoftë një çmim më të arsyeshëm të naftës”, u shpreh kryeministri Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Me Bordin e Transparencës kemi filluar ta diktojmë çmimin e karburantit

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, tha se përmes…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Me Bordin e Transparencës kemi filluar ta diktojmë çmimin e karburantit

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, tha se përmes…