
Sitet dhe muzetë arkeologjike të Shkodrës, interes për t’u vizituar nga çdo moshë
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga grupe fëmijësh dhe të rinj në muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës, që duket se kanë zgjuar interes të lartë për t’u vizituar nga çdo moshë.

Shkodra, mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend.
Turistë vendas, por edhe të huaj, të çdo grupmoshe zgjedhin Shkodrën si një atraksion të veçantë, duke e kthyer në një pikë referimi gjatë gjithë vitit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga grupe fëmijësh dhe të rinj në muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës, që duket se kanë zgjuar interes të lartë për t’u vizituar nga çdo moshë.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, Parku Arkeologjik i Shkodrës është vizituar këtë vit nga 3,475 vizitorë vendas dhe të huaj, duke u pozicionuar i dyti në rang kombëtar.
Gjatë muajit janar, mbi 20 mijë vizitorë kanë frekuentuar sitet kulturore në Shqipëri, gjë që tregon një interes të qëndrueshëm për historinë dhe trashëgiminë kulturore edhe jashtë sezonit turistik.
Muzetë kombëtarë kanë regjistruar 11,315 vizitorë në muajt e parë të vitit, ndërsa parqet arkeologjike dhe kalatë kulturore kanë tërhequr mijëra të tjerë.



















