Jaupaj dakordësi me operatorët e rafting, zgjatet sezoni i lundrimit në Vjosë

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi sot takim me operatorët e rafting që kryejnë aktivitetin në lumin e Vjosës.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi sot takim me operatorët e rafting që kryejnë aktivitetin në lumin e Vjosës.

Gjatë takimit u diskutuan nevojat dhe sfidat e tyre, me fokus zgjatjen e sezonit të rafting dhe shtimin e vendqëndrimeve përgjatë gjithë gjatësisë së lumit.

Të gjitha palët në takim, bashkia Përmet, Parku Kombëtar i Vjosës, Federata Shqiptare e Raftingut dhe operatorët turistikë përmetarë pas uljes në tryezën e bisedimeve ranë dakord që sezoni i ri i lundrimit me mjete të lehta jomotorike në lumin Vjosa të jetë në afatin kohor 1 prill deri më 30 nëntor 2026.

Urdhri i vjetër i cili parashikonte datat 1 maj-15 tetor do të shfuqizohet.

Jaupaj informoi se pati dakordësi që operatorët do të lidhin marrëveshje me Zyrën e Vjosës për tarifat mujore, duke krijuar një kuadër më të qartë dhe të organizuar për ushtrimin e rafting.

“Në kushtet kur sezoni turistik po nis gjithnjë e më herët, zonat e mbrojtura, e veçanërisht Vjosa, janë kthyer në një pasaportë të turizmit të qëndrueshëm të Shqipërisë në botë. Për këtë arsye Ministria e Mjedisit mbetet e angazhuar të trajtojë çdo problematikë të komuniteteve dhe sipërmarrjeve ekoturistike, për të gjetur ekuilibrin mes mbrojtjes se biodiversitetit dhe ekoturizmit”, tha Jaupaj.

Në këtë tryezë të përbashkët me kryetaren e bashkisë Përmet Alma Hoxha, Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa, u ndanë ide dhe hapa konkretë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti.

Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për adhuruesit e natyrës dhe sporteve ekstreme. Të apasionuar pas sporteve ekstreme, turistë të shumtë rendin në rrjedhën e Vjosës për të përjetuar eksperiencën unike të rafting.

Turistët e aventurës përshkojnë lumin nga Përmeti deri në Këlcyrë me një gjatësi gati 20 km.

Burimi ATSH

Forcimi i marrëdhënieve parlamentare Shqipëri–Azerbajxhan

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Baku, e përfaqësuar nga Ambasadori Dr. Besart Kadia dhe Këshilltari Dr. Dorian Koçi, zhvilloi…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Forcimi i marrëdhënieve parlamentare Shqipëri–Azerbajxhan

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Baku, e përfaqësuar nga Ambasadori Dr. Besart Kadia dhe Këshilltari Dr. Dorian Koçi, zhvilloi…