IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret, nga 55 kantiere ndërtimi, vetëm 2 zbatojnë ligjin

Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, zhvilluan një takim me sipërmarrësit që ushtrojnë aktivitet në këtë territor.


Zona e Golemit dhe Qerretit rezulton ndër më problematiket sa i takon respektimit të detyrimeve ligjore për sigurimin teknik në kantieret e ndërtimit.

Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, zhvilluan një takim me sipërmarrësit që ushtrojnë aktivitet në këtë territor.

“Aktualisht, këtu janë 55 leje në zhvillim. Nga kontrolli i parë i kryer prej Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka rezultuar se vetëm dy objekte janë në respektim të kritereve ligjore, ndërsa pjesa tjetër konsiderohen keq ose shumë keq”, u shpreh kryeinspektori Qendro duke kërkuar të merren masa, pasi është e pafalshme të dëmtohet turizmi në këtë zonë prej 55 kantiereve.

Sipas tij, Golemi bashkë me Qerretin dhe Kavajën kanë me qindra mijëra banorë të përhershëm por edhe turistë që vijnë në zonë. Qendro kritikoi edhe performancën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Kavajës.

“Dua t’i drejtohem edhe drejtorit të IMT-së Kavajë. Nëse ti do ta kishe bërë punën, nuk do të ishim sot këtu. Duhet të jeni në lartësinë e detyrës për ta bërë këtë punë”, nënvizoi Qendro.

Kryeinspektori i IKMT-së njoftoi se javën e ardhshme do të fillojë një rikontroll në të gjitha kantieret e kësaj zone.

“Nëse subjektet nuk do të kenë përmbushur detyrimet e sigurisë teknike, do të merren masa të ashpra sikurse parashikohen në ligj. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, falënderoi IKMT-në për angazhimin në prag të sezonit turistik, ndërsa u bëri thirrje bizneseve të reagojnë.

Burimi ATSH

Mbi një milion turistë në 10 muaj në Berat, vjeshta sjell ture degustimi të verës

Berati është qyteti që mund të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi një milion turistë në 10 muaj në Berat, vjeshta sjell ture degustimi të verës

Berati është qyteti që mund të vizitohet në çdo stinë të vitit.