
Balla: Do të rrisim investimet gjermane në Shqipëri
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë pas një vizite zyrtare që zhvilloi në Berlin.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë pas një vizite zyrtare që zhvilloi në Berlin.
Në vizitën zyrtare në Berlin me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe një grup deputetësh të mazhorancës dhe opozitës, Balla tha se “i jemi mirënjohës Gjermanisë, e cila rënditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë akorduar Shqipërisë në këto 35 vite”.
“Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëveprojnë suksesshëm në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë. Gjermania është mbështetëse kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së theksoi se pritet të rritet prania e kompanive gjermane në Shqipëri, duke e konsideruar këtë një tregues të rëndësishëm të besimit ekonomik dhe forcimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.
Burimi ATSH



















