
Peleshi pret ambasadorin e Turqisë: Mirënjohje për kontributin në zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay, të cilin e falënderoi për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar.
Gjatë takimit, Peleshi shprehu mirënjohjen për angazhimin e ambasadorit Atay në thellimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, duke vlerësuar rolin e tij në konsolidimin e Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe miqësisë mes dy popujve.
“Mirënjohje Ambasadorit të Turqisë, Tayyar Kağan Atay, për kontributin në zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe miqësisë mes popujve tanë”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
/Burimi ATSH



















