Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen
Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin më të madh ndërkombëtar të turizmit në botë, ai i Berlinit, i cili këtë vit shënoi edhe 60-vjetorin e tij.

Kryeministri kujtoi se vjet Shqipëria u ftua në Berlin si vendi, i cili u vu në piedestal, që në njëfarë mënyre është bashkëmikpritësi i panairit.
Rama tha se “këtë vit nga data 3 deri më 5 mars, Shqipëria u riprezantua në atë panair si destinacioni autentik mesdhetar, përmes konceptit “Albania All Senses”, duke sjellë një panoramë të pasuruar të asaj që ishte prezantimi ynë i parë në atë panair: natyrë e jashtëzakonshme, histori unike, përvoja autentike, trashëgimi kulturore, në një vend që po rritet si aktor në industrinë e turizmit me ritme të shpejta.
“Me mbi 100 mijë pjesëmarrës nga rreth 190 vende të botës, panairi i Berlinit mbetet një nga skenat më të rëndësishme globale të turizmit, dhe fakti që Shqipëria, jo vetëm hyri në atë panair, por edhe vazhdoi të tërheqë këtë vit shumë interesim, është një mesazh i qartë se sezoni që po vjen do të jetë një sezon ende më i suksesshëm. Dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve të një tufe ditëzinjsh dhe punëzinjsh, siç thoshte dhe siç nuk i bie fjalë në tokë avokat Ngjelës, numrat rekord të Shqipërisë do të konsolidohen”, u shpreh Rama.
Burimi ATSH