Xi Jinping: Promovohet modernizimi i mbrojtjes kombëtare dhe i ushtrisë
Xi Jinping shtoi se duhet të përsoset sistemi i përgatitjes së talenteve në ushtri për të përgatitur më shumë talente të komandës së operacioneve të përbashkëta, të forcave luftarake të tipit të ri, të inovacionit tekniko-shkencor të nivelit të lartë dhe të menaxhimit strategjik të nivelit të lartë.

Gjatë pjesëmarrjes të shtunën pasdite në takimin plenar të delegacionit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe Forcës së Policisë së Armatosur që merr pjesë në sesionin e katërt të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, presidenti kinez dhe kryetari i Komitetit Qendror Ushtarak Xi Jinping theksoi se në periudhën e Planit të 15-të 5-Vjeçar, duhet të arrihet objektivi i punës me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, të promovohet modernizimi i mbrojtjes kombëtare dhe ushtrisë dhe të forcohet udhëheqja e Partisë ndaj ushtrisë.
Xi Jinping vuri në dukje se duhet të nxitet puna e anti-korrupsionit në ushtri, të vendoset sistemi i rreptë i mbikëqyrjes dhe të bëhet reforma e menaxhimit të buxhetit ushtarak.

Burimi CGTN