Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëdhënësit, si pasojë e rritjes së pagës minimale.


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëdhënësit, si pasojë e rritjes së pagës minimale.

Sipas vendimit, bizneset që preken nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë kompensim financiar mujor për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit për periudhën kontributive janar-shtator 2026.

Kompensimi do të llogaritet mbi bazën e numrit të punonjësve me pagë bruto nga 40 mijë deri në 49 999 lekë, të deklaruar në listëpagesat pranë organeve tatimore për muajin shtator 2025.

Vendimi parashikon që kompensimi financiar të jepet çdo muaj nga Drejtoritë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), në vendin ku subjekti zhvillon pjesën kryesore të aktivitetit.

Subjektet që kërkojnë të përfitojnë nga kjo skemë duhet të plotësojnë disa kritere, ndër të cilat të mos jenë në pronësi shtetërore apo ente publike dhe të mos kenë detyrime për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj organeve tatimore në momentin e aplikimit.

Aplikimi për përfitimin e kompensimit do të kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit “e-Albania”, nga data 1 prill deri më 31 tetor 2026.

Sipas vendimit, masa e kompensimit do të jetë 16,7% e kontributeve të punëdhënësit, e llogaritur mbi diferencën e pagës për punonjësit që në shtator 2025 paguheshin nga 40 mijë deri në 49 999 lekë dhe që me rritjen e pagës minimale do të paguhen me 50 mijë lekë.

Efekti financiar për periudhën janar-shtator 2026 do të përballohet nga buxheti i shtetit, në programin “Tregu i punës” të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Vendimi ngarkon Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për zbatimin e tij dhe hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…