Gonzato: Zyra e Rikuperimit të Pasurive, thelbësore për hetime financiare të suksesshme

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i hetimeve financiare dhe rikuperimit të pasurive, si edhe rritja e bashkëpunimit operacional mes institucioneve të zbatimit të ligjit, ishin në qendër të diskutimeve gjatë komitetit drejtues të projektit “EU4LawEnforcement”, të mbajtur sot në Tiranë.

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve shqiptare përkatëse, të Bashkimit Evropian dhe të partnerëve ndërkombëtarë për të shqyrtuar ecurinë e projektit dhe për të diskutuar planin e ardhshëm të veprimit.

I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i Delegacionit t ë Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se “projekti EU4LEA ka një mandat të gjerë për forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar”.

“Me mbështetjen e tij, ne presim nga Shqipëria finalizimin e Strategjisë Kombëtare kundër Krimit të Organizuar dhe funksionalizimin e Zyrës së Rikuperimit të Pasurive. Funksionimi i kësaj zyre është thelbësor për hetime financiare të suksesshme”, vlerësoi ambasadori Gonzato.

Gonzato theksoi se Zyra e Rikuperimit të Pasurive është një gur themeli i vizionit tonë të përbashkët për të çrrënjosur krimin e organizuar duke goditur interesat ekonomike dhe financiare të rrjeteve kriminale.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia