Rama: Do ta çojmë Shqipërinë ku e meriton

Kryeministri siguroi se Shqipëria nuk do të kthehet më pas, por do të shkojë atje ku duhet të shkojë.


Kryeministri Edi Rama komentoi sot Reformën në Drejtësi, ndërsa u shpreh se “Shqipëria nuk mund të bëhet vendi ku rikthehet hija e komunizmit me fletërrufe dhe degjenerim të çdo njeriu rrugëve, pa gjyq”.

Në një takim me banorët, pas inspektimit të aksit Librazhd-Përrenjas, Rama kujtoi se çdo proces gjyqësor në vendet demokratike ka edhe prokurorin, edhe gjykatësin, dhe në fund ka rëndësi ajo çfarë thotë arbitri.

“Nuk kemi pasur ne drejtësi të pavarur, se po të kishim pasur do të ishte luftuar më parë në nivelet e larta problemi. Por, a është gjithçka që thuhet, ashtu siç thuhet? Absolutisht jo! Shumëçka që thuhet nuk është ashtu. Prandaj proceset kudo në botën demokratike, kanë prokuror dhe gjykatës, kanë të akuzuar dhe akuzues dhe arbitër. Dhe është ajo që thotë arbitri në fund që ka rëndësi”, tha Rama.

Duke iu referuar opozitës, Rama u shpreh se “nuk e zgjedhim dot kundërshtarin në demokraci”.

Por, sipas tij, “sa kohë kemi mallkimin e komunizmit dhe historisë sonë akoma vërdallë, si hije e zezë që sjell vërdallë një tufë qorrash, e kemi dhe këtë taksirat”.

Kryeministri siguroi se Shqipëria nuk do të kthehet më pas, por do të shkojë atje ku duhet të shkojë.

“Do ta çojmë ne bashkë me të gjithë demokratët që e gjejnë rrugën që duhet t’ua hapim ne. Kemi shumë demokratë që kanë ardhur me ne”, shtoi ai.

Lexo më shumë nga

“Dita e Dyerve të Hapura”, nisma për fillimin e mësimit të gjuhës shqipe në Paris

Në Ditën e Mësuesit, në Qendrën Kulturore Shqiptare 28-11 në Paris, u lançua nisma për fillimin e mësimit të gjuhës…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Dita e Dyerve të Hapura”, nisma për fillimin e mësimit të gjuhës shqipe në Paris

Në Ditën e Mësuesit, në Qendrën Kulturore Shqiptare 28-11 në Paris, u lançua nisma për fillimin e mësimit të gjuhës…