Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri

Pas dekretimit nga Presidenti, ndryshimet në kabinetin qeveritar do t’i kalojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohen nga deputetët në seancë plenare


Presidenti Bajram Begaj, dekretoi sot ndryshimet në kabinetin qeveritar të propozuara nga Kryeministri Edi Rama.

Kështu, Begaj dekretoi shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Elisa Spiropalit nga posti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Pirro Vengut nga posti i ministrit të Mbrojtjes, Albana Koçiu nga posti i ministres së Punëve të Brendshme, Besfort Lamallarit nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe Toni Gogut nga posti i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Po sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të Albana Koçiut në postin e zëvendëskryeministres, Ferit Hoxhës në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besfort Lamallarit në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, Ermal Nufit në postin e ministrit të Mbrojtjes, Toni Gogut në postin e ministrit të Drejtësisë, Enea Karakaçit në postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Erjona Ismailit në postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjithashtu dekretoi sot lirimin e Ferit Hoxhës nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident.

Pas dekretimit nga Presidenti, ndryshimet në kabinetin qeveritar do t’i kalojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohen nga deputetët në seancë plenare.

Gonxhja vizitë në Universitetin e Arteve në Berlin: Forcim i lidhjeve kulturore dhe akademike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u prit në Universitetin e Arteve në Berlin, në kuadër të vizitës…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja vizitë në Universitetin e Arteve në Berlin: Forcim i lidhjeve kulturore dhe akademike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u prit në Universitetin e Arteve në Berlin, në kuadër të vizitës…