Kurti takon presidentin Begaj: Thellim i raporteve ndërshtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e përvjetorit të 18-të të pavarësisë priti në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e përvjetorit të 18-të të pavarësisë priti në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, presidenti Begaj shprehu urimet e tij më të përzemërta për popullin dhe shtetin e Kosovës për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërkaq kryeministrit Kurti i uroi për mandatin e tij të ri dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e aspiratave të popullit të Kosovës për mirëqenie e begati, si dhe të objektivave të qeverisë.

Në njoftim thuhet se Kurti dhe Begaj bashkëbiseduan për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në vend dhe në rajon, si dhe për rezultatet e marrëveshjeve të deritashme ndërqeveritare, teksa ritheksuan vullnetin e dyanshëm për të zgjeruar edhe më shumë sektorët e bashkëpunimit dhe për të thelluar më tej raportin ndërshtetëror.

Kryeministri falënderoi Presidentin Begaj për urimet, për vizitën në Kosovë dhe për takimin në Kryeministri, duke u bërë kështu presidenti i parë që e mirëpret në zyrën e tij në këtë mandat të ri. /Kosovapress/

(Marrë nga ATSH)

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nga Korça deklaroi se integrimi në Bashkimin Evropian është një qasje…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nga Korça deklaroi se integrimi në Bashkimin Evropian është një qasje…