Infantino uron Dukën: Vazhdojmë punën për rritjen e futbollit shqiptar

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar presidentin Duka me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit për një tjetër mandat 4-vjeçar.


Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar presidentin Duka me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit për një tjetër mandat 4-vjeçar.

Në telegramin e tij të urimit, Infantino i shpreh urimet më të sinqerta Dukës si edhe anëtarëve të zgjedhur të Komitetit Ekzekutiv të FSHF për përkushtimin në zhvillimin e futbollit dhe promovimit të vlerave të tij në Shqipëri.

Më poshtë edhe letra e plotë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:

I nderuar President,

Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet e mia më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Do t’ju isha mirënjohës nëse do të përcillnit gjithashtu urimet e mia për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur sot, ndërkohë që shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Shqipëri.

Duke ju dërguar juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe shumë suksese për të gjitha sfidat që ju presin, pres me kënaqësi, i nderuar President, të vazhdojmë të punojmë së bashku për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri në vitet që vijnë.

I juaji në futboll,
Gianni Infantino

Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatave me Bashkimin Europian vazhdon normalisht, ndërsa hodhi poshtë zërat se ky…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatave me Bashkimin Europian vazhdon normalisht, ndërsa hodhi poshtë zërat se ky…