Begaj uron besimtarët katolikë: Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen

Presidenti Bajram Begaj uroi mëngjesin e sotëm besimtarët katolikë për Pashkën.


Presidenti Bajram Begaj uroi mëngjesin e sotëm besimtarët katolikë për Pashkën. “Kjo ditë e shenjtë sjelltë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja”, shkroi Presidenti në rrjetet sociale.

“Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën. Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq”, shkroi Begaj.

“Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja”, përfundoi ai mesazhin me rastin e festës së Pashkës katolike.

Besimtarët katolikë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë sot Festën e Pashkës, ngjarjen më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, që simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.

Pashka, kremtimi i ngjalljes se Krishtit është një nga ngjarjet më të rëndësishme për besimtarët katolikë.

Mesazhi qendror i Pashkës mbetet shpresa dhe triumfi i jetës mbi vdekjen. Pashka sjell gjithashtu një mesazh uniteti dhe paqeje, duke i ftuar të gjithë të kontribuojnë për një botë më të drejtë dhe më njerëzore.

Burime ATSH

“Dyfisho Sipërmarrjen”, Ibrahimaj: Mbi 1 mijë kërkesa nga bizneset, 32 kredi të miratuara

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se që prej lançimit të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” në…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Dyfisho Sipërmarrjen”, Ibrahimaj: Mbi 1 mijë kërkesa nga bizneset, 32 kredi të miratuara

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se që prej lançimit të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” në…