Shqipëria prezanton në UNESCO bashkëpunimin ndërkufitar për menaxhimin e akuiferëve

Shqipëria prezantoi në UNESCO përvojën e saj në menaxhimin e akuiferëve ndërkufitarë, gjatë Simpoziumit Ndërkombëtar “Akuiferët ndërkombëtarë – e ardhme e qëndrueshme”, të zhvilluar më 10–11 shkurt 2026 në Paris.


Shqipëria prezantoi në UNESCO përvojën e saj në menaxhimin e akuiferëve ndërkufitarë, gjatë Simpoziumit Ndërkombëtar “Akuiferët ndërkombëtarë – e ardhme e qëndrueshme”, të zhvilluar më 10–11 shkurt 2026 në Paris.

Ekspertë të Ministrisë së Mjedisit paraqitën në këtë simpozium modelin e bashkëpunimit me Malin e Zi për akuiferin Buna–Bojana si një shembull të koordinimit institucional dhe mbrojtjes së qëndrueshme të burimeve ujore.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues ekspertë të fushës së menaxhimit të burimeve ujore, të cilët diskutuan mbi praktikat më të mira për administrimin e qëndrueshëm të ujërave nëntokësore dhe nevojën për bashkëpunim ndërkufitar.

Në këtë forum ndërkombëtar, Shqipëria prezantoi përvojën e saj në menaxhimin e akuiferit ndërkufitar Buna–Bojana me Malin e Zi, duke e cilësuar atë si një shembull konkret të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy vendeve. Ndërsa u theksua rëndësia e integrimit të të dhënave mjedisore, monitorimit të përbashkët dhe koordinimit institucional për garantimin e përdorimit të qëndrueshëm të rezervave ujore.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet konsiderohet një hap i rëndësishëm në drejtim të rritjes së rolit të Shqipërisë në nismat rajonale për menaxhimin e ujërave ndërkufitare dhe në përputhje me angazhimet ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence”

Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta…

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence”

Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta…