Gonxhja: Investime në katër stadiume, 6,2 milionë euro për evente ndërkombëtare

Fondet e alokuara për sportin për vitin 2026 janë 834,6 milionë lekë, ose më shumë se 32% krahasuar me vitin 2025.


Fondet e alokuara për sportin për vitin 2026 janë 834,6 milionë lekë, ose më shumë se 32% krahasuar me vitin 2025.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e bëri të ditur këtë shifër gjatë konferencës së sotme me gazetarët në ambientet e MTKS, ndërsa tha se do të ketë mbështetje me fonde grant për 367,5 milionë lekë, për rreth 30 federatave sportive olimpike dhe joolimpike.

Gonxhja tha se janë 6,2 milionë euro në dispozicion për organizimin e eventeve ndërkombëtare.

Disa prej evente ndërkombëtare që do të organizohen në vendin tonë sipas Gonxhes janë, CUPRA FIP Tour Platinium Cup (Padel International) dhe përgatitja institucionale dhe organizative për Kampionatin Evropian UEFA U-21 në 2027.

“Edicioni i katërt i “Ekipet Sportive në Shkolla”, masivizimi dhe përfshirja e rreth 12 mijë nxënësve dhe një total prej 826 ekipesh sportive, për gjashtë disiplina të reja si shah, peshëngritje, mundje, atletikë, taekëondo, gjimnastikë, ping-pong. Shtim i disiplinave dhe programeve të reja të fondacionit “Dyrrah City Football” Academy me “Rafa Nadal Academy”, “NBA Junior Academy” dhe “Inter Academy Albania””, tha ai.

Ministri Gonxhja u ndal edhe tek investimet në infrastrukturat sportive, ku nënvizoi se do të nisë procesi për ndërtimin e katër stadiume të rinj: “Selman Stermasi” Tiranë, “Niko Dovana” Durrës, “Skënderbeu” Korçë dhe “Flamurtari” Vlorë, të cilët do të ofrojnë hapësira bashkëkohore për sportistët, do të rrisin gjithëpërfshirjen dhe aksesin e të rinjve te sporti, si dhe do të mundësojnë organizimin e eventeve të mëdha kombëtare e ndërkombëtare, duke forcuar imazhin e Shqipërisë në botë.

Gonxhja tha do të ketë një kthesë epokale në ligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”, që sjell krijimin e regjistrit elektronik kombëtar për donacionet dhe sponsorizimet dhe mekanizmin e kredisë tatimore me njohjen e sponsorizimit si zbritje nga detyrimi tatimor deri në masën 30% të tatimfitimit.

“Identiteti dhe ADN jonë europiane, tregohen e ilustrohen në libra, arkeologji, tradita, artizanat, etnografi e fotografi, brez pas brezi. Na mbetet ta evokojmë fort këtë brand të lashtë evropian, historinë e qytetërimit tonë shekullor, të Skënderbeut, të besës e qëndresës, të tolerancës e bashkëjetesës, si fakte të integrimit tonë natyral”, tha Gonxhja.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Me Bordin e Transparencës kemi filluar ta diktojmë çmimin e karburantit

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, tha se përmes…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Me Bordin e Transparencës kemi filluar ta diktojmë çmimin e karburantit

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, tha se përmes…