Xhemali në Forumin Rajonal Euromoney: Sistemi financiar jobankar po afrohet me standardet e BE-së

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit Shqiptar të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali, mori pjesë në Forumin Rajonal Euromoney për Evropën Qendrore dhe Lindore.


Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit Shqiptar të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali, mori pjesë në Forumin Rajonal Euromoney për Evropën Qendrore dhe Lindore, i cili po zhvillohet në Vjenë, një nga platformat më prestigjioze ndërkombëtare për financat dhe investimet në rajon.

Në kuadër të këtij forumi, Xhemali ishte pjesë e panelit të diskutimit me temë “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE: A është sistemi financiar gati?”, ku prezantoi progresin e Shqipërisë në përafrimin e sektorit financiar jo-bankar me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë diskutimeve të nivelit të lartë në Forumin e 31-të të Evropës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga Financial Times, Xhemali theksoi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të sigurimeve, fondeve të investimeve, pensioneve private dhe tregjeve të kapitaleve në mbështetje të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe stabilitetit financiar në Shqipëri.

Ajo prezantoi qasjen graduale dhe të strukturuar të AMF-së për zbatimin e një kuadri mbikëqyrës të bazuar në parimet e Solvency II, duke nënvizuar se reformat e vazhdueshme, të mbështetura nga një udhërrëfyes i Bankës Botërore, po forcojnë mbikëqyrjen e bazuar në risk, qeverisjen korporative dhe qëndrueshmërinë e kapitalit në sektorin financiar jo-bankar.

“Këto reforma rrisin transparencën, parashikueshmërinë rregullatore dhe besimin e investitorëve, duke mbështetur progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksoi Xhemali.

Pjesë e panelit ishin edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Forumi Rajonal Euromoney mbledh ministra të financave, guvernatorë bankash qendrore, përfaqësues të bankave kryesore, korporata dhe investitorë globalë, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e ideve dhe formësimin e drejtimit të financimit dhe investimeve në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Sala: Qendër e re Komunitare në Divjakë, shërbime sociale pranë komunitetit

Zgjerimi i shërbimeve sociale me bazë komunitare është një prioritet i qeverisë për të garantuar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Sala: Qendër e re Komunitare në Divjakë, shërbime sociale pranë komunitetit

Zgjerimi i shërbimeve sociale me bazë komunitare është një prioritet i qeverisë për të garantuar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të…