MIE: Rrugët nacionale të qarkullueshme, probleme me furnizimin me ujë në tre qarqe

Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës në të gjithë vendin, ndërsa dëbora ka përfshirë zonat veriore dhe juglindore, duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor.


Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës në të gjithë vendin, ndërsa dëbora ka përfshirë zonat veriore dhe juglindore, duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës bën të ditur se, grupet e punës së ARRSH, OSHEE dhe ekipet e tjera nën varësinë e MIE vijojnë të jenë në terren, pavarësisht situatës së rënduara të motit dhe temperaturave të ulëta, duke ndërhyrë kudo ku janë raportuar problematika.

Sipas njoftimit zyrtar, reshje dëbore janë regjistruar në rajonin verior, Bajram Curri-Valbonë; Ura Bujan-Qafë Morinë; Bujan-Qafe Morinë (doganë); Sopot-Kerrnaj; Qafe Mejdan – Tropojë-Buçaj; Bulqizë; Qafë Bualli-Peshkopi; Peshkopi-Maqellarë; Hani i Hotit-Dogana Vermosh; Kukës-Shishtavec; Kukës-Bushtricë; Bajram Curri-Valbonë; Pukë-Fushë Arrëz; Bogë-Theth; Qafë Mali-Fushë Dukagjin. Në rajonin qendror, Surrel Qafë Priskë-Qafë Mollë; Elbasan-Gjinar; Ibë-Kërrabë-Elbasan. Në rajonin jugor, Llogara; Qafë Thanë; Korçë-Voskopojë; Boboshticë-Dardhë; Korçë-Ersekë; Ersekë-Leskovik

Sipas MIE-s, të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht, por drejtuesve të mjeteve u rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve në zonat malore.

Lidhur me furnizimin me energji elektrike, MIE njofton se, aktualisht jashtë pune janë 27 fidera, kryesisht në rajonin Durrës, ndikuar edhe nga prezenca e ujit në kabina. Rrjeti 6kV që furnizon me energji elektrike Hidrovorin e Synej (Kavajë) është me defekt dhe po punohet për riparimin e linjës. Ndërsa të gjitha linjat 35kV, nënstacionet, si dhe fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret ndodhen në funksion të plotë.

Sa i takon rrjetit të trasmetimit, të gjitha linjat 400kV, 220kV dhe 110kV janë në operim normal dhe të gjitha brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri.

Ndërkohë prurjet natyrore në kaskadën e Drinit janë: HEC Fierzë 2100 m3/s; HEC Koman 700 m3/s; HEC Vau i Dejës 200 m3/s.

Furnizimi me ujë:
MIE bën të ditur se, rajoni i Beratit paraqitet në vështirësi për shkak të reshjeve të vazhdueshme dhe të ndjeshme. Në zonën e Dimalit është përmbytur stacioni përkatës. Pompat janë mbajtur të sigurta dhe nën ruajtje gjatë gjithë natës. Ndërkohë furnizimi me ujë aktualisht paraqitet normal dhe sistemi i kanalizimeve është funksional.
Në rajonin e Fierit, aktualisht, nga katër puset e rinj që kanë qenë në funksion vetëm një pus vijon të operojë. Po punohet për forcimin e argjinaturës në stacionin qendror të pompimit Kafaraj. Ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe grupet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë.
Në Vlorë aktualisht janë përmbytur dy nënstacione, përkatësisht në Novoselë dhe Trevllazër. Situata në rajonet e tjera paraqitet normale dhe nën kontroll, pa problematika në furnizimin me ujë të pijshëm dhe në sistemin e kanalizimeve.
MIE njofton se, në Portin e Durrësit, vijon aktiviteti normalisht dhe pa problematika, me operacione të planifikuara në të gjitha zonat kryesore portuale.
Lëvizja e trageteve po realizohet normalisht, në përputhje me oraret e parashikuara.

Në portin e Vlorës lëvizja e pasagjerëve dhe mjeteve vazhdon normalisht. Por nuk lejohet dalja e mjeteve të vogla në det. Në portin e Sarandës, për shkak të detit të trazuar linja me Korfuzin është pezulluar.
Në Aeroportin “Nënë Tereza” operimet kanë vijuar normalisht.

Burimi ATSH

Shkodra mirëpret ekspozitën për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë

Ekspozita organizohet nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, në kuadër të 100-vjetorit të…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shkodra mirëpret ekspozitën për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë

Ekspozita organizohet nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, në kuadër të 100-vjetorit të…