Investimet e huaja direkte, 1,21 miliardë euro në 9 muaj

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të huaja direkte është rritur me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar vijimësinë e interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare.


Investimet e huaja direkte (IHD) në vend regjistruan shifrën 1,21 miliardë euro në 9-mujorin e vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të huaja direkte është rritur me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar vijimësinë e interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare.

Referuar statistikave, sektori i pasurive të paluajtshme vijon të kryesojë investimet e huaja për të katërtin vit radhazi. Në tremujorin e tretë të vitit 2025, investimet e huaja në prona arritën në 150 milionë euro, 70% më shumë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme u vlerësuan në 403 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pas pasurive të paluajtshme, sektori financiar renditet i dyti për nga vlera e investimeve të huaja. Për 9-mujorin 2025, investimet e huaja në aktivitetet financiare dhe të sigurimit arritën në 219 milionë euro, në rritje me 6,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë thekson se rritja e investimeve në sektorin financiar në vitet e fundit ka qenë kryesisht e lidhur me rritjen e kapitalit dhe investimet e reja nga sipërmarrjet ekzistuese që operojnë në treg, tregues ky që ka dhënë ndikim në rritjen e ekonomisë së vendit.

Salla në Kavajë: Me dakordësinë e Brukselit eksportojmë vezën e kategorisë A

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Veza Savio” në Kavajë, ku u njoh nga afër…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla në Kavajë: Me dakordësinë e Brukselit eksportojmë vezën e kategorisë A

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Veza Savio” në Kavajë, ku u njoh nga afër…