Sejko: Banka e Shqipërisë rriti mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e konsumatorit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se gjatë vitit 2025 institucioni ka konsoliduar më tej rolin e tij si garant i stabilitetit monetar dhe financiar, duke vepruar me kujdes dhe përgjegjshmëri në një mjedis të shënuar nga pasiguri të jashtme dhe zhvillime të brendshme.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se gjatë vitit 2025 institucioni ka konsoliduar më tej rolin e tij si garant i stabilitetit monetar dhe financiar, duke vepruar me kujdes dhe përgjegjshmëri në një mjedis të shënuar nga pasiguri të jashtme dhe zhvillime të brendshme.

Në fjalën e mbajtur në mbrëmjen e fundvitit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Sejko theksoi se normalizimi i kujdesshëm i politikës monetare ka mundësuar stabilizimin e inflacionit, pa dëmtuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar. Sipas tij, sistemi bankar ka luajtur një rol kyç në transmetimin efektiv të politikës monetare, duke kontribuar që Shqipëria të regjistrojë njëkohësisht inflacion të ulët, rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zgjerim të kreditimit.

Guvernatori bëri të ditur se ekonomia shqiptare pritet të rritet rreth 4% gjatë vitit 2025, duke sjellë më shumë punësim, paga më të larta dhe rritje të të ardhurave për familjet dhe bizneset. Ai nënvizoi se borxhi publik dhe ai i jashtëm kanë shënuar rënie të mëtejshme, duke arritur nivelet më të ulëta të tre dekadave të fundit, ndërsa bilancet financiare të familjeve dhe bizneseve paraqiten solide.

Sipas Sejkos, sektori bankar vijon të dominojë sistemin financiar me rreth 91% të totalit të aktiveve, duke mbetur i qëndrueshëm dhe me parametra pozitivë. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 20,2%, dukshëm mbi minimumin rregullator, ndërsa cilësia e portofolit të kredisë mbeti e mirë, në nivelin 4,3%. Kreditimi u rrit me rreth 14–15% krahasuar me vitin 2024, ndërsa depozitat e klientëve arritën në 1,652 miliardë lekë.

Guvernatori vlerësoi gjithashtu progresin në modernizimin e sistemit financiar, veçanërisht në fushën e pagesave elektronike, duke theksuar hapat e rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Ai theksoi se digjitalizimi, forcimi i infrastrukturës së pagesave dhe përafrimi i kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian kanë rritur mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Duke folur për vitin 2026, Sejko theksoi rëndësinë e investimeve në inovacion dhe siguri kibernetike, mbështetjes së sektorëve produktivë dhe bizneseve të vogla e të mesme, si dhe rolin social të bankave në edukimin financiar, përfshirjen financiare dhe financat e gjelbra. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të sektorit bankar në kuadër të procesit të vlerësimit FSAP 2026 nga FMN dhe Banka Botërore.

Në përfundim, Guvernatori siguroi se Banka e Shqipërisë do të vijojë të ushtrojë me rigorozitet funksionin e saj mbikëqyrës dhe rregullator, duke garantuar një sistem bankar të qëndrueshëm, konkurrues dhe transparent, në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët penguan…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët penguan…