
Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike për planifikimin e vitit 2026 theksoi nevojën në promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë
Në Konferencën Vjetore Qendrore të Punës Ekonomike, mbajtur në Pekin nga data 10 Dhjetor deri në 11 Dhjetor, udhëheqësit e vendit kanë vendosur prioritetet për punën ekonomike për vitin 2026. Presidenti Xi Jinping ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në konferencë.

Nga Prof. Dr. Petraq Milo
Në Konferencën Vjetore Qendrore të Punës Ekonomike, mbajtur në Pekin nga data 10 Dhjetor deri në 11 Dhjetor, udhëheqësit e vendit kanë vendosur prioritetet për punën ekonomike për vitin 2026. Presidenti Xi Jinping ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në konferencë. Në fjalimin e tij, Presidenti Xi shqyrtoi punën ekonomike të vendit në vitin 2025, analizoi situatën aktuale ekonomike dhe organizimin e punës ekonomike të vitit të ardhshëm. Në analizën e punës të Konferencës është nënvizuar së pari se viti 2025 mbetet një vit vërtet i jashtëzakonshëm dhe objektivat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe social do të arrihen për të përfunduar me sukses objektivat e Planit të 14-të Pesëvjeçar për periudhën 2021-2025. Gjatë pesë viteve të fundit, Kina ka përballuar në mënyrë efektive tronditje dhe sfida të ndryshme dhe ka parë një rritje të ndjeshme të fuqisë së saj të fortë në shume fusha, duke përfshirë ekonominë, shkencën dhe teknologjinë, dhe mbrojtjen kombëtare, në kulturë, institucione dhe diplomaci.
Një punë e mirë në fushën ekonomike për vitin e ardhshëm, do të kërkojë që të zbatohet plotësisht dhe me besnikëri filozofia e re e zhvillimit në të gjitha frontet, për të krijuar një model të ri zhvillimi ekonomik të promovimit të zhvillimit me cilësi të lartë. Si dhe të respektimit të parimit të përgjithshëm të ndjekjes së progresit duke siguruar stabilitet dhe koordinim të përpjekjeve ekonomike dhe tregtare vendase me ato ndërkombëtare. Është e nevojshme të shfrytëzohet plotësisht potenciali ekonomik; të vazhdohet të ndiqen reformat dhe inovacioni; të sigurohet vitaliteti i tregut ashtu edhe rregullimi efektiv; të kombinohen investimet në asete fizike me investimet në kapitalin njerëzor.

Foto nga Xinhua
Gjithashtu është e nevojshme të koordinohet më mirë zhvillimi dhe siguria; të zbatohen politika makroekonomike më proaktive dhe efektive; të vazhdohet zgjerimi i kërkesës së brendshme dhe përmirësimi i ofertës; të zhvillohen forca të reja prodhuese cilësore sipas kushteve lokale; të bëhen përpjekje të plota për të zhvilluar një treg të unifikuar kombëtar; të vazhdohet parandalimi dhe zbutja e rreziqeve në fushat kryesore dhe të punohet për të stabilizuar punësimin, operacionet e ndërmarrjeve, tregjet për të siguruar një fillim të mirë për Planin e 15-të Pesëvjeçar (2026- 2030). Duke vënë në dukje se ende ka sfida afatgjata dhe të reja në zhvillimin ekonomik të Kinës dhe ndikimi i ndryshimeve në mjedisin e jashtëm është thelluar, ekonomia duhet të jetë e përgatitur ndaj sfidave të jashtme duke forcuar kapacitetet e brendshme.
Konferenca theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht dhe me besnikëri filozofinë e re të zhvillimit, fokusuar në promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë. Vendi do të duhet të formulojë politika më largpamëse, më të synuara dhe më të koordinuara, për të zgjeruar vazhdimisht kërkesën e brendshme si edhe zgjerimin e ofertës me mallra e shërbime me cilësi të lartë. Kërkesa e brendshme duhet të vijojë të jetë nxitësi kryesor. Kjo përfshin zbatimin e mëtejshëm të veprimeve të veçanta për të rritur konsumin si edhe zgjerimin e ofertës e mallrave të shërbimeve dhe shërbimeve me cilësi të lartë. Arritja e objektivave të zhvillimit të vitit 2035 do të kërkojë të ardhura më të larta për banorët urbanë dhe ruralë, stabilizimin e punësimit, forcimin e sigurisë sociale si dhe ofrimin e shërbimeve publike më cilësore dhe më të aksesueshme. Mbetet i nevojshëm shtimi i përpjekjeve për të garantuar e përmirësuar jetesën e njerëzve dhe për të rritur vazhdimisht mirëqenien e tyre, si dhe për të lehtësuar zhvillimin e integruar urban-rural. Përmirësimet domethënëse në arsim, kujdes shëndetësor dhe kujdesin ndaj fëmijëve janë themelorë për të mbajtur një rritje të qëndrueshme të konsumit.

Foto nga Xinhua
Në takim u theksua se puna ekonomike e vitit të ardhshëm do të kërkojë në vazhdimësi promovimin e integrimit të thellë të inovacionit teknologjik e industrial, për të zhvilluar lloje të reja të forcave prodhuese, për të vijuar një zhvillim të nxitur nga inovacioni. Rekomandimet për Planin e 15-të Financiar sinjalizojnë marrjen e masave të duhura për një “sistem industrial të modernizuar” duke përfshirë modernizimin e sektorëve tradicionalë, ndërkohë që përshpejtohet rritja në industritë strategjike në zhvillim, siç janë burimet e rinovueshme të energjisë, hapësira ajrore, materialet e reja dhe gjithashtu një sërë “sisteme te industrive të së ardhmes”, si informatika kuantike, biomjekësia, sistemet inteligjente të gjeneratës së ardhshme, 6G dhe teknologjitë e përparuara të energjisë. Për të arritur objektivat në neutralitetin e karbonit, duhet të bëhen përpjekje për të promovuar një transformim gjithëpërfshirës të gjelbër. Ky transformim do të kërkojë një mbështetje më të madhe për investimet në efikasitetin e energjisë dhe përmirësimet e pajisjeve në të gjitha industritë në vitin 2026, në përputhje me përdorimin e objektivave të “karbonit të dyfishtë”.
Kina do të vazhdojë të zbatojë një politikë fiskale më proaktive, duke siguruar mbajtjen e nivelit të nevojshëm të deficitit fiskal, nivelin e përgjithshëm të borxhit dhe të shpenzimeve publike, për të mbështetur rritjen ekonomike. Përveç kësaj, autoritetet do të punojnë për të zgjidhur vështirësitë financiare të qeverisjes vendore dhe rreziqet e borxhit të qeverisjes vendore. Kina pritet të zbatojë gjerësisht vitin e ardhshëm stimuj fiskalë më të fortë, duke e mbajtur objektivin e saj të deficitit buxhetor. Ndjekja e kësaj politike do të kërkojë koordinimin e politikës fiskale proaktive me politikën monetare, e cila do të luajë një rol mbështetës. Kursi i këmbimit të RMB do të mbahet përgjithësisht i qëndrueshëm në një nivel adaptues dhe të ekuilibruar.

Foto nga Xinhua
Konferenca ka trajtuar gjithashtu shqetësimet e tregut të pronave, duke deklaruar se Kina do të zbatojë masa specifike për qytetin për të stabilizuar sektorin e pasurive të paluajtshme. Iniciativa të tjera ekonomike përfshijnë nisjen e veprimeve për stabilizimin e punësimit të përqendruara tek të diplomuarit në kolegj dhe punëtorët migrantë, heqjen e masave kufizuese në zonat e konsumit. Udhëheqja u zotua gjithashtu për të ruajtur përpjekjet e prodhimit të drithërave dhe për të mbajtur çmimet e ushqimeve në nivele të arsyeshme, duke promovuar njëkohësisht qëndrime pozitive ndaj martesës dhe lindjes së fëmijëve për të stabilizuar normat e lindjeve.
Burimi CGTN



















