Gonxhja: Shqipëria, alternativë pas anulimeve në zonat e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se flukset e turizmit dhe rezervimeve në kontekstin e konfliktit në Lindjen e Mesme, kanë çuar në riadresimin e ofertës në treg dhe eliminimin e pasojave të situatës.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se flukset e turizmit dhe rezervimeve në kontekstin e konfliktit në Lindjen e Mesme, kanë çuar në riadresimin e ofertës në treg dhe eliminimin e pasojave të situatës.

Në një intervistë televizive, Gonxhja tha se Shqipëria shihet si alternativë e anulimeve në zonat e prekura nga konflikti dhe emancipimi ynë mbi turizmin rajonal e dinamik.

“Ne duhet të tregojmë një lojë zgjuarsie dhe pjekurie. Kjo duhet të reflektohet në një nivel më të gjerë, edhe në media, edhe nga analistët. Shpesh nuk kuptohet dëmi që bëjmë, ndonjëherë pa dashje, kur flasim për rrezik, për luftë, pa e kuptuar që kjo i shkakton një dëm jashtëzakonisht të madh vendit, ekonomisë dhe sidomos turizmit, në aspektin e imazhit të Shqipërisë për sezonin”, tha ai.

Gonxhja tha se nuk duhet të vazhdojmë me teorinë e “rrezes së luftës” apo që Shqipëria është në rrezik.

“Kushdo që e do Shqipërinë, turizmin shqiptar dhe ekonominë e vendit, duhet ta ndalojë urgjentisht këtë retorikë. Kjo retorikë është e pabazuar në fakte dhe informacione zyrtare dhe është shumë e rrezikshme për ekonominë tone”, vijoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja shtoi se në panairin në Gjermani, në Berlin është punuar me shumë vende për riorientimin e flukseve turistike drejt vendit tonë.

“Kemi tashmë marrëveshjet e para dhe po shohim rritje të rezervimeve për Shqipërinë, përfshirë raste ku anulohen udhëtime drejt vendeve të Lindjes së Mesme. Natyrisht, nuk gëzohemi për fatkeqësinë e të tjerëve, por turistët që nuk mund të udhëtojnë në ato vende do të zgjedhin destinacione të tjera si Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Italia dhe vende të tjera të Europës”, pohoi ai.

Gonxhja nënvizoi se “në Berlin, një nga fokusët kryesorë të punës ishte jo vetëm rritja e kapaciteteve dhe lidhjeve ajrore, por edhe mënyra si të përfitojmë nga kjo situate”.

“Është e qartë që, nëse tregojmë vëmendje dhe zgjuarsi, mund të tërheqim më shumë vizitorë edhe përtej muajve korrik-gusht, duke kompensuar flukset që nuk shkojnë më në Lindjen e Mesme. Por këtu duhet të konkurrojmë me cilësi dhe me oferta më të mira. Duhet të jemi më aktivë, sepse aktualisht bëjmë pak oferta turistike. Duhet të krijojmë më shumë paketa: fundjavë, javore, edhe për zona më të largëta. Duhet të jemi më dinamikë në këtë drejtim, siç bëjnë vendet e tjera”, theksoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja pohoi se nuk duhet të ketë qasje nacionaliste në drejtim të turizmit, por të gjithë të jenë më të hapur për turistët që vijnë në Shqipëri mund të vizitojnë edhe Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të bashkëpunojmë me rajonin dhe të ofrojmë një paketë të gjerë ballkanike, në mënyrë që turistët të qëndrojnë më gjatë. Sa më shumë ditë të qëndrojnë në Ballkan, aq më shumë do të kthehen, sepse është një destinacion fantastik. Nga sinjalet që kemi nga operatorët turistikë, është e qartë që duhet të kujdesemi më shumë për përvojën e turistit: t’i ndihmojmë të lëvizin, t’i çojmë në destinacione të tjera turistike, pa xhelozi apo konkurrencë të brendshme”, tha Gonxhja.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Projektligji për identitetin digjital, Ibrahimaj: Rrit sigurinë e shërbimeve elektronike

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Projektligji për identitetin digjital, Ibrahimaj: Rrit sigurinë e shërbimeve elektronike

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e…