Begaj uron Brahon: Drejtimi i SPAK, mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve tek drejtësia

Presidenti Bajram Begaj përcolli sot urimet për Klodian Brahon, drejtuesin e sapozgjedhur të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


Presidenti Bajram Begaj përcolli sot urimet për Klodian Brahon, drejtuesin e sapozgjedhur të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia”, u shpreh Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Presidentit, SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim.

“Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin”, shkroi Presidenti.

Klodian Braho u zgjodh sot drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me 7 vota në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Braho u zgjodh mes 4 kandidatëve dhe do të ketë një mandat trevjeçar.

Burimi ATSH

Lamallari në Strasburg, takime me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë qëndrimit në Strasburg, zhvilloi sot takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës,…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari në Strasburg, takime me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë qëndrimit në Strasburg, zhvilloi sot takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës,…