Malaj: 120,5 milionë euro për modernizimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se, “dy marrëveshje që paraqesim sot në Kuvend, njëra kredi dhe një marrëveshje granti, mundësojnë financimin e rehabilitimit dhe modernizimit të linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, projekt i cili shënon fazën e parë të funksionimit të Korridorit Hekurudhor VIII”.


Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se, “dy marrëveshje që paraqesim sot në Kuvend, njëra kredi dhe një marrëveshje granti, mundësojnë financimin e rehabilitimit dhe modernizimit të linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, projekt i cili shënon fazën e parë të funksionimit të Korridorit Hekurudhor VIII”.

Malaj i cilësoi këto marrëveshje një paketë të rëndësishme investimesh strategjike që synojnë modernizimin e infrastrukturës hekurudhore në vend.

Sipas ministrit, projekti ka një vlerë totale prej 120,5 milionë euro, të siguruara përmes bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare financiare dhe Bashkimin Evropian: 30 milionë euro kredi nga BERZH; 30 milionë euro kredi nga BEI dhe 60,5 milionë euro grant nga BE përmes WBIF.

Malaj theksoi se ky është një investim strategjik që garanton ndërlidhjen kombëtare dhe rajonale, si dhe integrimin e Shqipërisë në Rrjetin Transevropian të Transportit (TEN-T).

“Segmenti 34-kilometërsh Durrës-Rrogozhinë do të shndërrohet në një linjë moderne hekurudhore, me standarde të BE-së dhe me kapacitet për shpejtësi më të larta, duke forcuar lidhjen mes portit të Durrësit dhe zonave industriale, si dhe duke u integruar me linjën Durrës-Tiranë dhe Aeroportin e Rinasit”, tha ai.

Gjithashtu nënvizoi ai, Korridori Hekurudhor VIII përbën një nga boshtet më të rëndësishme të lëvizshmërisë europiane.

“Ai lidh bregdetin adriatik me Detin e Zi, përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke krijuar një rrugë alternative efikase për transportin ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomive tona”, u shpreh ministri gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Malaj vuri në dukje se, projekti pritet të sjellë ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik, duke mundësuar: qarkullimin e rreth 170 mijë udhëtarëve dhe 480 mijë tonë mallra në vit, uljen e kostove të transportit, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e turizmit në zonat përreth.

Ministri theksoi se grantet e BE-së e ulin koston efektive të financimit, duke bërë që norma reale e interesit të rezultojë rreth -3,4%, ndërsa bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë garanton standarde të larta teknike dhe menaxheriale.

Në mbyllje, Malaj u bëri thirrje deputetëve të votojnë pro projektligjeve, duke i cilësuar ato thelbësore për proceset integruese dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa…